Mbrëmë tri veturave të mërgimtarëve iu shpërthyen gomat në Serbi

Është bërë e ditur se Grupi ‘Marakli t’kerreve’ i ka dalë mbrëmë në ndihmë për më pak se një orë, një mërgimtari të cilit ju kishte shpërthyer goma nga serbët, në autostradën e Nishit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë paraqitur tri raste ku gomat e makinave të mërgimtarëve, janë shpërthyer nga mjete të forta në dalje të autostradës së Nishit.

Thuhet se ai ishte duke kaluar nëpër autostradën e Nishit, teksa ka thënë se serbët me qëllim kanë bërë një veprim të tillë.

E gjitha kjo është bërë e ditur përmes një postimi në grupin e njohur në Facebook, “Marakli të kerreve”.

Një mërgimtar ka bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit, pasi që po u shpërthehn gomat e veturës.

Problemin që e kishte me gomë, mërgimtari mbrëmë e ka bërë publike në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, të cilët edhe i dolën në ndihmë për më pak se një orë.