Shkruan: Fahri XHARRA

Nëse më pyesni pse të përgatitur, thjeshtë ta dini se kush jeni. Sipas informatave që vijnë gati të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, ata janë të humbur në një botë të abstraktit, futje e cila mund të jetë shumë fatale për kombin tonë.
Qëllimi im me kete shkrim është t`i paraqes disa tetaje nga 1912 e këndej pari, kohëra shumë të turbullta për kombin tonë në Maqedoni.
Përderi sa Henri Braisford thoshte: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton” . Ne duhet të jemi krenar.
Profesori Bozhidar Dimitrov është një historian bullgar dhe drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë. Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.
Më e rëndësishmja është thenja dhe konstatimi i tij:
” Maqedonia dhe Bullgaria “nuk kanë shkrepur asnjë plumb të vetëm ndaj njëri-tjetrit.” Pra ?
Rusia ishte pro bullgare dhe e donte zgjerimin e ndikimit të saj në Ballkan.
Sa kishte Bullgaro-maqedonas në Maqedoni deri në vitin 1912 ? Po sa ishin shqiptar ? Shqiptarët e bënin strukturën më të madhe të popullatës se atij teritori.
Po pse turku i ndau shqiptarët në pesë vilajete ? së pari nuk e donte një populll të bashkuar se i frikohej vetvetes. Turqia na ndau . Vilajeti shqiptar (osmanisht: ولايت ارناود Vilâyet-i Arnavid) ishte një vilajet i parashikuar në pjesën ballkanike të Perandorisë Osmane, që përfshinte pesë vilajete osmane me popullsi kryesore etnike shqiptare: Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Shkodrës, Vilajetin e Manastirit dhe Vilajetin e Janinës dhe Vilajeti i Selanikut
Pyetja tjetër, pse Maqedinia e sotme i kishte 2 vilajete shqiptare, ate të Shkupit dhe të Manstirit. Mos më korrigjoni së në Vilajetin e Shkupit ishte edhe Kosova e më shumë, por qëllimin e kam të tregoj se andej e këndej pjesa dërmuese ishte shqiptare. Do ti shihni disa foto nga lufta serbe në Vilajetin e Manastirit dhe të Shkupit. Aty ishte Golgota shqiptare . Leo Freundlichs e përshkruan atë pjesë të historisë
Nga fotot do të shihni forcat “serbe ‘ dhe vullnetarët rus në ato pjesë të Vilajtit të Manastirit dhe Shkupit. Numri aq i madh i “ushtarëve serb” gjatë Luftës së pare botërore ka qenë i pa mundur, aty ishin kryesisht ruset Lufta e tyre ndaj nesh në të njetën kohë kundër Kosoves, Maqedonisë dhe Shqiperisë ishte e pamundur me atë popullsi të vogë që e kishte Serbia në atë kohë . Sidoqoftë, kjo mbetet për tu studjuar.
Por çlirimi i Shkupit në vitin 1912 nga luftëtarët e Bajram Daklanit dhe Zefit të Vogël , Bajram Currit dhe Hasan Prishtinës , u zbraps me urdhërin e Isa Boletinit. Luftëtarët shqiptar te demoralizuar u dobësuan dhe me kete rast ranë pre e mashtrimit dhe sulmit të madh serb ku u eliminuan dhe u zunë robë, u derguan me trena në Serbi dhe u egzekutuan .

Shkupi e priste ardhjen e ushtarëve serb pasi që u larguan kosovarët

Turqia bëhej se po lufon kundër serbëve, dorezoshin armët qe të ikin orë e më parë.Situata mbeti në duar të serbëve ku ata i patën duart e lira për të kryer gogotën më te madhe të njohur në Ballkan

Dorëzimi i ushtarëve turq në Manastir dhe topat turq në duar të serbëve në Kumanovë.

Robërit shqiptar dhe ndonje ushtar turk , gjithastu shqiptar duk u derguar në stacionin e trenit ne Shkup, drejtimi i pa njohur , qëllimi eliminimi e tyre.

Një numër i madh robërish shqiptar, i derguar në Beograd për zhberjen e tyre

Ushtarë serb në Tetovë, dihen shkatërrimet e tyre.

Artileria serbe në një ofensivë afër Manastirit

Ushtarët serb afër Kumanoves

Vullnetarët rus në Manastirit

Pra, këto ishin disa foto të arkivave serbe në pushtimin e e tokave shqiptare. Mos të na ha mendja që i bejme balle sllavit pa ndihmen e Amerikes.
Fahri Xharra,14.11.20