Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën për përgjigjet e llotarisë amerikane.

Përgjigjet që pritet të merreshin më 5 maj janë shtyrë për në 6 qershor.

Kujtojmë se më herët Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.

Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e situatës së COVID-19, pas vendimit që mori presidenti i SHBA-së, Donald Trump për pezullimin me 60 ditë të emigracionit me argumentin se amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të mos zëvendësohen me të huaj