Është folur gjatë për origjinën serbo-malazeze të gruas së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ka me dhjetëra aludime që i gjen tashmë në faqe të ndryshme informative në internet se emri i saj i parë ka qenë Sllobodanka, që në shqip përkthehet Liri.

Më pas doli në pah se nënën e saj e quanin Milica.

Ky është një fakt i konfirmuar: e ëma e znj. Berisha quhet pikërisht Milica, edhe pse përpara disa vitesh, zonja Liri Berisha duket se e ka modifikuar emrin e nënës së saj duke e bërë… Milika.

Diferenca dhe dallimi bie menjëherë në sy kur krahason gjeneralitetet e Liri Berishës me të të vëllait të saj, shtetasin Agim Ramaj në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile.

Z.Ramaj e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milica”, ndërsa zonja Berisha e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milika”.

Mendohet se ndryshimi dhe modifikimi i emrit në regjistrin e gjendjes civile është bërë pas viteve 90’.

Regjistri i gjendjes civile ku “DITA” konstatoi këtë ndryshim të emrit të nënës së zonjës Berisha është rifreskuar për herë të fundit në vitin 2008.

Liri Berisha është e bija e Rexhepit dhe Milicës. Rexhep Ramaj është një shqiptar i Malit të Zi dhe është martuar hershëm me shtetasen “Milica”, mbiemri i vajzërisë të së cilës është ende i pakonfirmuar tërësisht.Albeu

Mbiemri nga nëna i zonjës Berisha mund të jetë Bulatoviç. Me këtë mbiemër rezultojnë të paktën tre figura shtetërore të rëndësishme të Malit të Zi dhe Serbisë.

Politikani më i lartë që ka mbajtur mbiemrin Bulatoviç është Momir Bulatoviç. Ai ka qenë edhe President i Republikës Federale të Malit të Zi, por edhe kryeministër i Jugosllavisë në vitet 90’.

Është pikërisht zyrtari që erdhi në Shqipëri në vitin 1994, u takua me Berishën dhe i kërkoi thyerjen e embargos për furnizimin me naftë të Ish-Jugosllavisë, kërkesë që u vu në zbatim.

Një tjetër Bulatoviç (Pavle) ka shërbyer në vitet 90’ si Ministër i Mbrojtjes së Ish-Jugosllavisë dhe konsiderohej si një ndër besnikët më të mëdhenj të Ish-Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

I treti në listë nga Bulatoviçët e rëndësishëm është Predrag Bulatoviç. Ai ka qenë drejtues i Partisë Popullore Socialiste malazeze dhe një kundërshtar i egër i pavarësisë së Malit të Zi.

Afiniteti i Berishajve me politikanë, biznesmenë apo me “frymën” serbe në moment të caktuara, duket i shumëpërsëritur në vite.

Në vitin 1998, Nexhmije Hoxha në një intervistë për revistën “KLAN”, tha se kur u propozua emri Berishës për të qenë doktor i Enver Hoxhës, ajo i kërkoi shërbimit sekret dosjen e tij.

Hoxha u shpreh se zbulimi shqiptar kishte të dhëna se të afërmit me origjinë serbe të zonjës Berisha ishin të lidhur me shërbimet jugosllave, ndaj dhe ky element e pengoi asokohe Berishën për të qenë doktor i Hoxhës.