Fahri XHARRA

Pas një jete të bukur , të mundimshme dhe interesante , në vitin 1324 kishte vdekur në Venedik Marko Polo , i cili kishte lindur në 1254 .(vendlindja e të cilit nuk dihet )

Nga libri i tij “ Milioni “ i përkthyer në gjuhën shqipe nga Stathi Kostari e botuar nga “Rilindja “ ,1963 në Prishtinë .

Edhe si i ri më pëlqenin udhë përshkrimet e posaçërisht ato të Marko Polos . Ishte viti 1966 kur e kisha lexuar “ Milionin “ s`pari . Por kujtesa diçka më fërshëlleu dhe m`u deshtë që edhe një herë ta lexoja dhe të gjej atë pjesë për të çilen mbaja diçka në mend .

Ato kohë kur ne i lexonim llojin e këtyre librave as që behej ndonjë bisedë më tepër se sa të komentonim udhëtimin e tij në të “gjithë “ botën. Leximi i burimeve të ndryshme të mëson që mos të biesh pre e mashtrimeve , pre e fshirjes dhe shpëlarjes se trurit dhe pre e interesave të caktuara.

Më dhimbsen disa të rinj shqiptar që janë në mjegullën e mashtrimit mu nga ata që më së paku e duan fenë myslimane; mashtrohen nga interesat e caktuara mu si ato të Plakut të Maleve, Alaudin të cilët e ç’frytëzojnë fenë për qëllimet e tyre të shëmtuara :

Nga libri “ Milioni “ i Marko Polos ( botim i vitit 1963 ) , në faqet 43,44,45 mund të lexoni :
“Për plakun e Maleve dhe si krijoi ky parajsën dhe vrasësin” nga libri “Milioni”

Milice është vendi ku Plaku i Maleve e ka pase per zakon me banue qysh ne kohe te lashta. Tash do t’iu kallxoj rrëfimin. (ashtu si e ndëgjoi Zotni Markoja prej shume njerëzve) Plakun e kane quejtë Alaudin ne gjuhen e tyre. Ai dha urdhen qe me nji fare lugine, ndërmjet dy maleve, të ndërtohet nji park i bukur, ma i bukuri ne tane boten. Ne kete park kishte peme te te gjitha llojeve dhe pallatet ma te bukura ne bote. Te gjitha pallatet kane qene te ngjyrosuna me t”arte dhe te zbukurueme me figura zogjsh dhe kafshesh. Ketu ka pase edhe tre gypa. Neper njanin sish rridhte ujë, nji tjetër mjaltë kurse ne tjetrin, te tretin,, vene. Në at park rrinin djelmoshat dhe vashëzat ma te bukura ne bote Te gjitha dini te këndonin bukur, t”u binin veglave muzikore dhe te kërcenin…

Plaku i kishte bindë te gjithë se ishin ne parajsë.

E kjo gjë ishte e lehte per te, me qe Muhamedi pat thane se çdo kush qe shkon ne parajse, ka për te pase gra te bukura sa t”ia doje kokra e qejfit dhe se aty do te gjeje prroje te tana me tamel, mjaltë dhe venë. ( Këto nuk kanë qenë fjalet e Muhamedit a.s. vërejtja e ime )

Prandaj edhe ai e rregulloj kopshtin,. Saraçenet e ketyne aneve besonin me te madhe se kjo ishte parajsa e njimendet. Mirepo n`at parajse ka munde me hy vetem ai te cilin Plaku donte ta bante kriminel. Hymjen e kopshtit e mbronte nji kulle aq e forte, sa askush ne bote nuk pati munde me e pushtue.

Ne pallatin e vet Plaku kishte djelmosha te zgjedhun dymbedhjet vjeçar per te cilet mendonte se do te baheshin burra guximtare. Mirepo, kur deshte ti shpiente ne park, i mblodhi nga kater , nga dhetë dhe nga njizet dhe dha urdhen qe t”u jepnin opjum, prej te cilit fjeten tri dite plot pa u permende. Atëhere dha prape urdhnin qe t”i shpinin ne park dhe t’i zgjonin ne kohe te duhun. Kur djelmoshat te zgjoheshin e te shihnin veten mbrenda ne park dhe te verenin tane ato sende rreth e rrotull, kishin per tu binde krejtsisht se ishin pernimend ne parajse. Vashëzat ishin vazhdimisht me ta ne shoqni ne kange e ne defrime te shumta. Aty ne park i kishin te gjitha ç”u donte zemra, prandaj së andejmi nuk kishin pse te dilnin per qejfe te tybe. Plaku mbante nji pallat te pasur dhe teper te bukur. Banoreve te asaj bjeshke iu kishte mbushe mendja se ishte ashtu sikur ju rrefeva..

Kur donte t”i dergonte djelmoshat ne ndonji vend tjeter, Plaku urdhnonte qe t”ia sillnin ne pallat. Kur djelmoshat zgjoheshin dhe e shihnin veten se jane ne pallat, habiteshin sa s’bahet dhe u vinte keq sa nuk shkonte ma, qe ishin jashte parajses. Menjeherë shkonin te Plaku tue besue se ai ashte profet i madh dhe i bijshin perpara me gjuj. Ai i pyette: “Prej nga po vini?”, Ata i pergjigjeshin: “Prej parajses”. Atehere i rrefenin per te gjitha ç”kishin pa mbrenda dhe i shfaqnin deshira te flakta per t”u kthye prape ne “parajse”.

Kur Plaku deshironte te vriste dikend, zgjidhte ate ma trimoshin nder ta dhe i jepte urdhen qe te vriste ate te cili ia kishte ngule syrin. Ata e kryenin urdhnin me andje te madhe per tu kthye prape ne parajse. Ne qofte se shpetonin me krye, ktheheshin te i zoti i tune. Po t”i kapnin, ishin ne gjendje qe te jepnin edhe jeten me qe kishin besim se do te ktheheshin prape ne “paraje”. Kur Plaku donte te qeronte ndonji njeri, thirrte ndonjerin sish dhe i thoshte:”Shko e kryeje kete ase ate pune : Kjo ashte deshira ime, me qe due qe ti te kthehesh ne parajse”. Kriminelet shkonin dhe i vinin ne vend urdhnat e tij. Nese Plaku donte qe te vdiste dikush, ai kurresesi nuk mund te shpetonte prej vdekjes. Po ju them se ketij Plaku i paguenin tagra prej frige edhe shume mbreten. Kjo asht ma se e vertetë…….. “

Lexoni “ Milionin “ e Marko Polos dhe binduni edhe vetë në ato që ai kishte përjetuar në udhëtimin e tij nëpër botë.