Shkruan: Nezir SHALA

Ne,çdo gjë që e kemi trashëguar,e që ka vlerë,duke mos ia ditur vlerën e madhe që ka për ne,kulturën , kombin,vazhdimsinë,dhe krenarinë tonë,sikur po përpiqemi që ta nënçmojmë dhe ta tjetërsojmë gjuhën,dhe atë në emër të “kulturës” së përditëshme,të paqëndrueshme dhe të çuditshme. Gjuha nuk është modë,as tallava,por ka rregulla.
Gjhua,gjaku dhe gjeografija (territori ),janë tri faktorët kryesor të një kombi.Pa këto tri elemente s’ka komb.Duke e sulmuar gjuhën e kombit dobësohet kombi.Duke mos e mbrojtur territorin shkombëtarizohet kombi.Duke mos e mbrojtur dhe duke e shpërfillur,e mos e ruajtur ADN-në tonë kombi mbetët pa gjak ,dhe pa gjak nuk jeton,nuk mbetët kombi i natyrshëm,por i tjetërsuar.
Brengosje është se në emër të gjoja “kulturës ” së të folurit e të shkruarit të disa “rrugaçëve e rrugaçeve “,që si kanë njohurtë elementare të gjuhës amtare,po përpiqen të duken ” më të kulturuar “, “më të ditur”, “më qytetarë”, “më kullera-e ” po mundohen ta tjetërsojnë strukturën e fjalës dhe fjalisë shqipe,duke ua ndërruar fjalëve edhe kuptimin që ata / ato duan ti shprehin.
Tek ne mungojnë shumë Ligje të nevojshme,e poashtu edhe Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Shqipe,me të cilin do të mbrohej gjuha nga keqbërësit e qëllimshëm.Ç’është e vërteta ne të gjithë gabojmë nga pak ,pra,nuk jemi të pagabueshëm por jo me qëllim,sikur këta të apostrofuarit e këtij shkrimi.
Gjuha jonë po prishet sepse :
-Mësuesi po shkruan “mëhallçe ”
-Politikani po flet fjalë të gjuhëve të huaja që as vetë nuk ua di kuptimin.
-Fakultetet tona diplomojnë kuadro me të meta elementare të drejtshkrimit,
-Entet shtetrore ,të cilat merren me emërtime të rrugëve dhe mbishkrimeve e tabelave të ndryshme,nuk e kanë asnjë lektor,
-Deputeti jonë shkronjën (L) në Nen të Ligjit e lexon (EL )-me cilin alfabet ?
-Vëllezërit tanë andej Drini kanë probleme me Përemrat Pyetës :Cili ?.Cila ?,Cilët ? dhe pyet “Kush gazetë shkruajti sot për rastin ? “,në vend se të thotë Cila gazetë….etj.
Por më të padurueshmit duket se janë këta “qytetarë ” mendjemëdhenjë,e të “diturit e botës ” që ndërhyjnë në alfabetin tonë duke e shndërruar A-në në 0 :
Nona-nëna
Hona-hëna
Erdha në komë (stad i sëmundjes në mjeksi )-në këmbë
Këto jonë-Këto janë
Bona-bëra
Njona-njëra
bojna ( ngjyra )-bëjmë
Homë (pa kuptim fare )-hamë (bukë )
Ai e bon mirë punën e vetë-Ai punon mirë
Ta kona -ta ka ënda (ka shije )
Do me thon-do me thënë
A t’ka mor malli për gullash etj etj.
Për gjuhë,për komb e për atdhe,është derdhur gjaku rrëke.
Të flasësh gjuhë të huaj pa nevojë
Të dukesh nga pamja ,ai që nuk je
Ta duash të huajën e jo tëndën
Nuk e di askush për ty,as edhe ti vetë kush je.
Tregohu shqiptar me gjuhë,gjak dhe veshje
Krenohu se ke me se të mburresh
Mos u bënë keqbërës i gjuhës tënde
Largohu nga rrugaçëritë e rrugës !