Shkruan: Shqipe HOXHA

Gjuha shqipe i jep një shpjegim të përshtatshëm fjalës “Siren” çka tregon se këto krijesa mitologjike ishin krijesa rrenacake të cilët joshnin (rrenin) Marinarët me zërin e tyre magjepsës, dhe të cilët i përkisnin mitologjisë Pellazge dhe jo asaj Greke.
Por le të vijmë tek Etimologjia e fjalës Siren, disa studiues e lidhin emrin në cilësi (seirá “litar, kurriz”) dhe εἴρω (eírō “për të lidhur, bashkuar, fiksuar”), duke rezultuar në kuptimin “lidhës, ngatërrestare”, i. e. ai që lidh ose ngatërrohet përmes këngës magjike. Kjo mund të lidhej me skenën e famshme të Odiseut që ishte e lidhur me direkun e anijes së tij, në mënyrë që t’i rezistonte këngës së tyre. Ndërsa gjuhëtari hollandez sugjeron se origjina e emrit është para-greke. (Robert S. P. Beekes, Etymological Dictionary of Greek, Brill, 2009, p. 1316 f.)
Por le t’i drejtohemi Gjuhës shqipe, e cila është gjuha më e lashtë në Europë. Siç pamë më lart, Këto personazhe mitologjike paraqiten si Krijesa të cilët zakonisht joshnin Marinarët me zërin e tyre të ëmbël, dhe në fjalorin e gjuhës shqipe kemi:
Gënjeshtër. Rrenë me bisht gënjeshtër e madhe. Rrena në diell gënjeshtra që duken sheshit. Be në rrenë betim duke e ditur se është i gënjeshtërt. Flet (shet) rrena. I mbushi me rrena. Ushqehet me rrena. I doli rrena në shesh. E la në rrenë e gënjeu, e mashtroi, nuk e mbajti fjalën. Rrena i ka këmbët të shkurtra. fj. u. RRENËS mb. bised.
1. Gënjeshtar. 2. Që ka vetëm tiparet e jashtme si diçka e vërtetë, i rremë. Kapëz rrenëse. Fik rrenës fik që lidh kokrrat e para dhe nuk i mban derisa të piqen. Lule rrenëse lule që çel, por që nuk lidh kokrra. 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.
Dredhi ose diçka tjetër e keqe që i bëhet fshehurazi dikujt për ta dëmtuar ose për ta vënë në gjendje të vështirë; lodër me djallëzi në kurriz të një tjetri. Rreng i rëndë. I bëri (i luajti, i punoi, i kurdisi) një rreng. Sajon ndonjë rreng. Ia pa rrengun ia pa të keqen. Ia ka bërë për rreng.
Që priret t’u bëjë rrengje të tjerëve; dredharak. 2. Përd. em. Sipas kuptimit të mbiemrit.