Siguria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë vazhdon të jetë në nivel shqetësues. Pamjet e sotme në një punishte në lagjen Emshir të Prishtinës e vërtetojnë këtë më së miri.

Një punëtor shihet duke u ngjitur në disa kate të larta duke rrezikuar seriozisht jetën e tij. Pa helmetë dhe mjetet të tjera ndihmëse, punëtori duket si një “spiderman” në vendin e punës.

Vetëm në vitin 2020 janë regjistruar 13 humbje jete në vendin e punës që sipas Sindikatës së Sektorit Privat është më i larti në rajon. Fatkeqësisht, humbje jete në vendin e punës ka pasë edhe këtë vit.

Ndërsa sipas eksperteve të sigurisë, në Kosovë nuk zbatohen ligjet për sigurinë në punë.