Shkruan: Muharrem ABAZAJ

Teza e prejardhjes së gjuhës shqipe nga pellazgjishtja po gjen një mbështetje përherë dhe më të gjerë. Kjo i ka nxitur disa studjues të zbulojnë fakte që e provojnë këtë vazhdiësi gjuhësore. Si mundësi të tillë ata janë duke u përpjekur për të zbuluar etimologjine e fjalëve të ndryshme. Etimologjia është një disiplinë e rëndësishme e gjuhësisë. Nëpërmjet saj arrihet në zbulimin e trajtës zanafillëse të fjalës. Trajta zanafillëse përcakton se cilës gjuhe i përket kjo fjalë Duke dashur të zbulojnë këtë trajtë zanafillëse, disa studjues, sidomos ata që nuk kanë përgatitje gjuhësore, ndjekin rrugë të gabuara.Nisen nga fjalë të gjuhësve të huaja. Fjalët zanafillëse të shqipes gjenden vetëm në rrenjët e shqipes, kuse në gjuhët e huaja mund të jenë korrespondueset e tyre, sepse kanë të njëjtin buruim, por jo në trajtën e saktë të shqipes. Nëse shqipja e lashtë do të mund të zbulohej nga gjuhët e tjera, këtë do ta kishin arritur prej kohësh shumë studjues të huaj të mirëpërgatitur. Fjalët zanafillëse të shqipes gjenden vetëm tek rrenjët e gjuhës shqipe.
Pikërisht, sepse nuk kishte mundësi tjetër për të zbuluar shqipen e lashtë, pasi nuk kishte materiale të shkruara, Çabej, gjuhëtari ynë i shquar, zgjodhi të përdorte etimologjinë. Dhe punoi shumë, shumë. Një studim disa vëllimësh. Duke patur njohuri për disa gjuhë të vjetra, ai arriti të përcaktojë se mjaft fjalë të shqipes, nuk gjendeshin në asnjë nga këto gjuhë, sepse i përkisnin fondit të trashëguar të shqipes. Por e gjithë kjo punë kolosale e tij, nuk arriti të shpjerë në zbulimin përfundimtar të prejardhjes së shqipes.
Duke hedhur vështrimin tek e armdhja, ai shkruante: “ Dy janë rrugët që shpien në zbulimin e shqipes së lashtë: deshifrimi i mbishkrimeve të lashta dhe analiza e emërtimeve të lashta.” Deshifrimi i mbishkrimeve të lashta, ku e shohim konkretisht si ka qenë shkruar shqipja e lashtë, është rruga e vetme shkencore për të provuar lashtësi e saj, por kjo është një rrugë shumë e vështirë dhe kërkon përgatitje, përpjekje dhe durim shumë të madh. Zbërthimi, analiza e formimit të emërtimeve të lashta ndihmon jashtzakonisht në zbulimin e shqipes së lashtë, sepse përmes këtyre analizave arrijmë të gjejmë trajtat e shumë fjalëve të shqipes në kohë të lashta. Shumë emërtime të trojeve tona janë bërë me gjuhën e banorëve vendas, të parët e ilirëve ( pellazgët), prej ilirëve.dhe shqiptarëve. Nga të dhënat e sakta që kemi nga deshifrimi i mbishkrimeve të lashta, rezulton se gjuha e të parëve tanë ka qenë njërrokëshe.Trajtat e saj kanë qenë të ngurta, pasi nuk kanë vënë në përdorim mjetet gjuhësore si parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet.Për këtë arsye emërtimet me këtë gjuhë të lashtë janë bërë duke përngjitur fjalë njërrokëshe. Këtu nuk mund të japim më shumë të dhëna për shqipen lashtë.Të zgjeruara ato i kemi shtjelluar në librin ” Gjuha e lashtë shqipe ( pellazgjishtja)..
Duke qenë se kjo rrugë është më e mundshme për t’u ndjekur, unë jua sugjeroj këtë miqve të fb.
Po sjell më poshtë disa shembuj analizash të emërtimeve të lashta.
Po ndalem vetëm tek disa emërtime lumenjsh dhe liqenesh.
DRINI Në zanafillë ky emërtim ka patur trajtën drin, pasi nyja shquese i nuk ka qenë përdorur. Këtë duhet ta kini parasysh për të gjithë emërtimet, para se të bëni ndarjen e emërtimit në fjalët përbërëse, hiqni nyjet.
Emërtimi Drin është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: dri – rin. Fjala e parë dri ka kuptimine emrit dritë; fjala rin ka kuptimin e foljes rrin, por në trajtën e gegënishtes. Kuptimi del “ Dritë rrin ”Pse të jetë emërtuar kështu ky lumë? Ujrat e lumit drin kanë një karakteristikë që në përgjithësi, e dallon atë nga lunejt e tjerë.Ujrat e lumit Drin qëndrojnë gati gjithë kohën në ngjyrë të kaltër. Kjo, sepse ujrat e tij qëndrojnë pothuajse gjithmonë të kulluara, të pastra, janë të pastra si dritë.Dëgjojmë shpesh kur gra që thonë : “ E mban shtëpinë dritë.”Del pyetja: Pse nuk është ruajtur trajta Dririn, por Drin? Thamë se gjuha e lashtë shqipe ka qenë njërrokëshe .Edhe kur ka formuar fjalë të reja me anën e përngjitjes, tendenca e njërrokjëzimit ka qenë vepruese. Në fillim janë përngjitur fjalët duke ruajtur trajtën e tyre dri- rin Fjala . Duke u artikuluar për një kohë të gjatë këto dy fjalë pranë njëra- tjetrës, është arritur në një shqiptim të pandërprerë, si një fjalë e vetme .Brenda saj kanë qenë dy rrokje të njëjta ri, ri .Njera nga këto rroke, në këtë rast, ajo e patheksuara, është reduktuar dhe ka mbetur trajta Drin.
ERZEN Emërtimi Erzen është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe : er – zen. Er ka kuptimin e emrit erë; zen ka kuptimin e foljes zen, zë.Kuptimi I emërtimit “ Erë zen ” Erzeni është një lumë i cili nuk ka ndonjë rrjedhë shumë të madhe, por edhe kalon në një zonë fushore. Brigjet e tij janë të veshura me drurë dhe shkurre. Në periudhën e verës uji i tij merr një lloj erë jo të pëlqyeshme. Kjo erë karakteristike e tij ka shërbyer si veçori erërtuese.
VJOSA emërtimin më të vjetër të lumit Vjosa e gjejmë në trajtën AOSA. Emërtimi është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe : A – O – SA. Fjala A ka kuptimin e foljes asht të dialektit të gegënishtes; O është pasthirrmë; SA ka kuptimin e ndajfoljes asiore.sa. Kuptimi i emërtimit del: “ Asht, o sa? ”Vjosa është një lumë I cili në periudhe me reshje të dendura, ka një prurje të jashtzakonshme, aq sa vërshon duke dalë nga shtati i saj. Në kohë të lashta ai duhet ta ketë patur prurjen shumë më të madhe se sot. Sasia e madhe e ujit të tij, ka tërhequr vëmëndjen e banorëve përreth këtij lumi , duke shprehur habinë për këtë madhësi të ujrave të tij.
Ky emërtim i lashtë sot ka ardhur në trajtën VJOSA. Le të shohim si është formuar kjo trajtë më e re. VJOSA është formuar nga përngjitja e fjalëve : VI – O – SA. Fjala VI ka kuptimin e foljes vin > vjen; ndërsa dy fjalët e tjera kanë të njëjtin kuptim si tek emërtimi i parë.Kuptimi I këtij emërtimi të ri është “ Vjen, o sa ” Në dallim nga emërtimi i vjetër këtu vëmë re se nuk shprehet habia për sasinë e madhe të zakonshme të ujit të tij, por për sasinë e madhe të këtij uji, kur vjen, kur, ai gjatë reshjeve të mëdha, ka prurje të jashtzakonshme.
SEMANI Emërtimi është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe : se- man. Fjala e parë se ka kuptimin e pjesëzës mohuese s, dhe trajtës së shkurtër të përemrit vetor e ( atë e ) s’e: Fjala man ka kuptimin e foljes man, mban. Kuptimi i emërtimit del “ S’e mban ” Lumi i Semanit, me ujra të shumta, pasi fomohet nga bashkimi i dy lumejve, Devollit dhe Osumit, vazhdon rrjedhën e tij deri në derdhje në det, përmes një terreni tërësisht fushor. Në kohë reshjesh të m ëdha, ai del nga shtati, nuk arrin ta majë, ta mbajë, s’e man dot ky shtrat.
Osum. Si emërtim të hershëm lumi Osum ka patur emrin Apsi.Ky emërtim është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe ap – si. Fjala ap ka kuptimin e foljes hap; fjala si ka kuptimin e emrit sy. Trajta e vjetër si e këtij emri ruhet ende në disa të folme krahinore.di./dy ,krie /.krye.Kuptimi I emërtimit del: “ Hap sytë ”Duket sikur ky emërtim s’ka lidhje fare me emrin e një lumi. Atëhere pse është emërtuar kështu? Lumi Osum nuk ka rrjedhje të madhe uji, sidomos kjo në kohë vere. Për këtë veçori, për kalimin e tij gjatë këtyre periudhave ai kalohet edhe pa ura, është kaluar me këmbë, por në disa vende të caktuara që janë quajtur vah. Por ky lumë ka edhe një veçori tjetër. Në disa pika të caktuara të rrjedhës së tij, tek ai shkarkojnë ujrat disa përrenj të mëdhej. Kjo bën që niveli i ujit të tij të ketë rritje të menjëherëshme edhe në vendet që janë vahe, duke rrezikuar jetën e njërëzve. Nga vërshimi i menjëhershëm i ujrave të tij do të ketë patur humbje jete njerëzish. Kjo duhet të ketë qenë shkaku pse është bërë kaq i zakonshëm paralajmërimi për kujdes, për të hapur sytë.
Edhe në ditët tona ka patur humbje jetë njerëzish në këto pika kalim vahe të këtij lumi.
Le të analizojmë emërtimin aktual të tij, emrin Osum. Ky emërtim është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: o – s – um. Fjala e parë është pasthirma o; fjala s ka kutimin e lidhëzës shkakore se; fjala um ka kuptimin e foljes humb.Kuptimi emërtimit del “ O se humb.” Është një paralajmërim për rrezikun nga ky lumë, të ruhesh se humb, mbytesh. Vëmë re se kemi një paralmërim sin ë rastin e emërtimit më tëvjetër.
PRES(PA) ( liqeni ) Emërtimi Pres është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: pre – es. Fjala pre ka kuptimin e foljes me u pre, me pushue; fjala es ka kuptimin e foljes eshtë. Kuptimi emërtimit del: “ Me pushue eshtë ”.Vend pushimi, plazh.
Ohri ( liqeni ) Emërtimi është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: oh – ri. Fjala e parë oh ka kuptimin e pasthirmës oh, por këtu jo në kuptimin e dhimbjes, por të rehatimit. Kur dikush, pas një lodhjeje të madhe, ulet dhe rehatohet, artikulon pasthirmën ohoho. Fjala e dytë ri ka kuptimin e foljes rri.Kuptimi emërtimitdel: “ Ohoho rri.” Shlodhem si jo më mirë.
Duke bërë këto analiza të pak emërtimeve të lashta, ne kemi arritur të zbulojmë 12 fjalë të shqipes së lashtë: dri < dritë,.in < rin < rrin, er < erë, zen = zen, s < se, man < mban, vi < vin < vjen, sa = sa, oh > ohoho, ri < rri,pre < prehet,es < est < eshtë. Hapësira për analiza të tilla është e pafundme.