Shkruan: Agron DALIPAJ

SIREN/Ë,~A. Fjalë që shënon një nimfë deti; figurë mitologjike që përfytyrohej si qenie me pjesën e sipërme të trupit si grua me bisht si të peshkut dhe që me këngët e saj i joshte anijetarët, aq sa i bënte të mbyteshin, duke i futur në vende të rrezikshme, ku vdisnin. Gr. seirin, lat. sirena.
Fjala është pranuar si me origjinë greke dhe e hasim te “Odisea” e Homerit. Por interpretimet që i bën Babinjioti te ELNEG 1256 nuk bindin.
Përsa pranohet se sirenat ishin qenie (mitologjike) që gënjenin detarët, kemi:
gr. SEIRIN =
SEIREN =
ZEIREN =(s:z si te këndes : këndez)
ZË’I’REN =
ZË I RREN që gënjente detarët. Gegënishtja [rrenë]; [rrena] = gënjeshtër, mashtrim dhe sirenat rrenin (gënjenin) me zërat e tyre), ndaj një sirenë ishte një ZË I RREMË > ZË I RREN detarët =
Zë i gënjen detarët = zëri (që) i rren detarët = zë i rren = së i rren = S’I’RREN = SIREN > SIRENA.
Nga ana tjetër, emri ■Odiseu, përveç variantit etimologjik (të përfolur shumë) ODHSHE = UDHë s’SHE, pozon përndryshe edhe ODISE = ODIS = O-DI-S = O-S’DI.
Pas luftës dhjet vjeçare të Trojës, askush nuk mund të deklaronte se ku ishte mbreti i Itakës Odiseu. Askush nuk e pa të vritej. Përkundrazi, e panë të hipte në anijen e tij për tu nisur drejtë Itakës. Mandej asnjë lajm për të për dhjetë vjet. Për të mund të thuhej vetëm O S’DI për të = O-S-DI = O-DI-S = O’DI’S = ODISeU = ODISeV = ODISeB = O DI Se B =
O S’e DI B = O S’DI Bë = O S’DI (ç’u) Bë.
Edhe emri ■PENELOPA jep disa pozime etimologjike dhe ai më i përhapuri është PEN E LYPI apo PEN E ROPI (r:l). Por shqipja jep edhe një pozim më interesant. Përsa Penelopa për shumë vite ngeli duke bërë të njëjtën pëlhurë (robë), rotacionet e buzoreve p:b dhe të qiellzoreve l:r e kthejnë emrin e mbretëreshës së Itakës te shkaku i njohur që e vononte për tu martuar me një nga kandidatët për fronin vakant të mbretit. Ajo do martohej me njërin nga pretendentët kur të mbaronte rrobën (pëlhurën) e premtuar, që ndërkaq e prishte natën për ta rifilluar ditën tjetër. Për të gjithë ajo ishte duke
BËRË një ROBë =
BERË-ROBa =
BËNE-ROBa =
PENE-ROBa = (b:p)
PENE-ROPa =
PENE-LOPa (r:l) =
PENELOPA. Ky motivim tregon gjëndjen në të cilën ajo ishte duke bërë për një kohë të gjatë BËNE ROBA.
Nga “Odiseu” i Homerit dimë se Odiseu qëndroi për një kohë të gjatë te ishulli i ■Qirqias (çirçias) dhe në atë ishull ai vetëm sa dëfreu seksualikisht me QIRQIan e cila kish vetëm një mani: të gjente meshkuj për të kënaqur epshet e saj. Ndaj shqipja ka fiksuar këtë karakteristikë dalluese të saj duke i dhënë emrin:
QIR QI A(sht) = QI QIR A(sht) =
Që QIR A(sht) = që asht për të q…
Përfundimisht, motivimi në grup i emrave (sirenë, Odise, Penelopi, Qirqia) konform kuptimit mitologjik që ato përcjellin, fakton se historia e tyre, që na vjen prej emrave që kanë, nuk mund të jetë e fiksuar përveçse në gjuhën shqipe. Deshifrimi etimologjik zbulon dhe e çon rrëfenjën mitologjike në një të vërtetë shkencore gjuhësore. Pamundësisë së greqishtes për të etimologuar emrat mitologjikë, që i pretendon se i përkasin asaj, i shtohet si goditje përfundimtare etimologjia nëpërmjet shqipes. Fjalët i takojnë gjuhës në të cilën motivohen etimologjikisht dhe kur fjalët mbartin histori apo edhe mitologji edhe këto i takojnë gjuhës etimologuese. Kjo nuk mund të jetë tjetër përpos shqipes!