Skuadra famëkeqe serbe Crvena Zvezda sonte do ta zhvillojë ndeshjen e raundit të parafundit të kualifikimeve për Champions League.

Zvezda ndeshet me skuadrën Omonia, derisa tifozët qipriot i kanë dhuruar një pritje raciste skuadrës serbe.

Pasi kampioni i Serbisë bëri stërvitjen e fundit para ndeshjes të martën dhe u drejtua për në hotel, para tyre kishin dalë një numër tifozësh të APOL-it me parullat raciste ku shkruhej, “Kosova është Serbi”.

UEFA pritet të marrë masa ndaj skuadrës së APOEL-it e cila së fundmi në radhët e veta ka një futbollistë të Kosovës, Atdhe Nuhiu që kaloi nga Sheffieldi i Anglisë.