Që disa ditë, komuna e Prishtinës ka nisur me vendosjen e shtigjeve për biçiklistë në kryeqytet, krahas punimeve për rregullimin e rrugëve.

Mirëpo, një personi siç duket i pengoi kjo.

Ai sot është filmuar duke i hequr mbrojtëset e betonit përgjatë këtyre shtigjeve, diku në qendër të kryeqytetit.

Madje, për këtë rast ka shkruar edhe vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili edhe e ka publikuar videon në Facebook.

“Pse mor vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmen e me u mundu me prish diçka. A pe sheh që je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, ka shkruajtur ai.