Nga Gjon Keka

Jo vetëm kronistët e shumtë, studiuesit dhe historianët si para mesjetës ashtu edhe pas, e kanë trajtuar prejardhjen e shqiptarëve ,dhe kanë ardhë në përfundim se gjuha dhe ky popull vjenë ekskluzivisht nga ilirët. Ekzistojnë edhe sot si dokumentet historike ,ashtu edhe gjurmët e simbolet në trojet arbërore që flasin për një lashtësi të tillë të arbërorëve europian.Poashtu realiteti e faktet në anën tjetër janë kokëforta,saqë nga një Arbëri e tërë,sot ekzistojnë tri Shqipëri: Shqipëria gjeografike, etnografike dhe politike.

Edhe kryeheroi ynë i pavdekshëm arbëror Gjergj Kastrioti u ballafaqua me këto tema ,jo për t’i bindur të tjerët pasiqë faktet ishin,por për t’ia rikujtuar se prej nga vinte ai dhe iliro-arbërorët e tij.Tek letra e cila ai i drejtonte princit të Tarantos në vitin 1460 shkruante kështu:“Si duket ti nuk i njeh mirë arbërorët e mi,nëse nuk na gënjejnë kronikat tona ne quhemi epirotë, të cilët nën Mbreti Pirro i kishin thyer romakët,dhe nën Aleksandrin kishin përshkuar si fitimtar botën…“.Me këtë ai evokonte trimërinë e stërgjyshërve të tij,poashtu u bë edhe një apologjët i të vërtetës historike dhe prejardhjes së popullit të tij arbëror, por edhe një udhëheqës vizionar që kudo ku e kërkonte puna dhe ballafaqohej dilte fitimtar.Sepse ishte i pajisur si personalitet me dhunti jo vetëm për nga krahu dhe arti i luftës,për nga oratoria,por edhe si lider arbëror me fakte për historinë e popullit të tij ,sepse ai e njihte thellësisht atë.

Duke parë nëse kryeheroi ynë në atë kohë e mbrojti prejardhjen e tij ,pse sot ne nuk arrijmë t’i tregojmë botës sikur që i tregoi ai se prej nga vijm ne, kush jemi dhe kah duhet të ecim si komb e si shoqëri?

Prandaj ,sot është koha që me vepra të mira e fisnike prej arbërori të Gjergj Kastriotit të tregojmë se jemi pasarfdhësi të tij të denjë!