Toka në Shqipëri vijon të dridhet!

Pas mbi 1800 pasgoditjeve të regjistruara në zonën e Durrësit dhe pranë detit Adriatik, aktiviteti sizmik duket se është zhvendosur në afërsi të Rrogozhinës.

Lëkundja me magnitudë 4.3 sipas shkallës Rihter u ndje rreth orës 19:53 dhe zgjati disa sekonda, ndërsa epiqendra ishte 7 km në jug të Rrogozhinës.

Vatra e tërmetit ishte në 2 km thellësi, gjë e cila ka bërë që dridhjet e tokës të ndihen shumë.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Rrogozhinë, Kavajë, Lushnjë, Peqin, Durrës, Tiranë e Fier.