Takovo nga Gornji Millanovc e Serbisë sot të do të luajë në shtetin e Kosovës, me Trepçën fantome nga Mitrovica, në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Tretë të Serbisë në futboll.

Në fakt ilegalët serb e vlerësojnë edhe si derbi, pasi që Trepça fantome është në vend të gjashtë me 22 pikë sa ka edhe Takovo një pozitë më lartë. Trepça fantome e Milan Rodojçiqit sot ka derbi.

Kjo dukuri po vazhdon të ndodhë për vite me radhë në vendin tonë.

Shtëpia më e madhe në Kosovë, Komiteti Olimpik i Kosovës, as që e sheh të arsyeshëm që të reagojë sepse i duket normale edhe Serbia tash e sa vite që po luajnë në shtetin tonë.

Në lidhje me këtë nuk ka pasur reagim as nga FFK.