Etienne Tare po ecën në gjurmët e të atit, Igli Tare. Së fundmi ai është përfshirë në listën e Lazio për Champions-in. Rregullorja e vendosur nga UEFA, kërkon që në listë duhet të jenë të pranishëm edhe disa futbollistë nga ekipet e të rinjve. Igli Tare është pjesë e Lazio, si drejtor sportiv. Etienne Tare është 17 vjeç.

Etienne Tare lindi në Brescia më 2003, kur Igli ishte “kulla” e “dallëndysheve”. Gjigand si babai i tij, 192 cm, me një aftësi parësore, që ndodh të jetë ajo e lojës me kokë. Pas një procesi të gjatë me ekipet e të rinjve të Lazio, ai tani do të provojë veten me ekipin e parë. Pasi ka dëmtuar në fillim të tetorit, ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa javë. Megjithatë, është përfshirë në listën e Lazio për Champions-in, në mënyrë që të jetë gati për një thirrje të mundshme me bardhekaltrit. Me fanellën e Lazio, Tare i vjetër arriti të luante dy ndeshje në Champions, në sezonin 2007-2008. Futbollisti i ri i familjes ka një karrierë të tërë për ta kapërcyer, duke pasur parasysh që babai nuk ka luajtur ndeshje të tjera në kompeticionin maksimal europian.

Për Etienne Tare, një gjë mbetet e sigurt: karriera e tërë është përpara për tu shkëputur nga mbiemri i rëndë që mban, duke u përpjekur të bëhet protagonist, pa u krahasuar me babain Igli Tare.