Shqiptarja Melisa Ismaili jeton në Danimarkë dhe ka nisur të shkruajë historinë e suksesit në sportin që ushtron.

Historia e suksesit filloi para 5 viteve kur Melisa nisi ushtrimet e para në Taekëando në njërin nga klubet e Taekëandos në Kopenhagë të Danimarkës.

Melisa sukseset e para i pati që në vitin 2019 ku në kampionatin e Danimarkës fitoi mendaljen e bronzit.

Në vitin 2020 fitoi medaljen e argjendtë në kampionatin rajonal të shteteve Nordike.

Së fundmi Melisa Ismaili u shpall si talentja më e mirë dhe luftarakja më e shkathët e vitit 2021 në Danimarkë ku dhe fitoi medaljen e artë.

Prindërit e Melisës, Muhamed Ismaili dhe Magbule Ismaili janë kontaktuar nga federata Daneze e Taekëandos dhe e kanë ftuar Melisën në përfaqësuesen e Danimarkës në Taekëando. Melisa Ismaili synon majat e kampionatit Evropian dhe atij botëror.