Shkruan: Kol MARKU

Nje ripublikim ( Vidio 4 min.) e Steles se Lemnosit (shkrim Pellasgo-Etrusk), bere nga studjues te ndryshem ! PERFUNDIMI: Kemi shume fjale te shqipes se sotme qe fliteshin qe para 2600 vitesh, pa asnje ndryshim ose me ndryshime shume te vogla ! Kol Marku (stdjues)

Mbishkrimi është gjetur më 1886 në fshatin e Kaminias të ishullit Lemnos, nga dy anëtarë të shkollës Arkeologjike Franceze të Athinës, dhe u botua po atë vit në buletinin e kësaj shkolle (G. Cousin dhe F. Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions. Bull . d. corr. Hellën. 1886, 1).

Që nga kjo datë është shkruar shumë për deshifrimin dhe gjuhën e këtij mbishkrimi. Studiues të ndryshëm kanë mendimin që ky është shkrim etrusk.

Stela është gur varri mbi të cilin kanë vizatuar profilin e kokës të një luftëtari me ushtë. Rreth e qark figurës së luftëtarit si edhe anash pllakës është shkruar me alfabet, të cilin dijetarët e kanë përcaktuar si të shekullit të VII p. K.