15 tetori është Dita e Larjes Globale të Duarve. Kjo gjë nuk do të thotë se ju duhet të prisni deri më 15 tetor që t’i lani duart. Kjo do të ishte kundër-produktive! Të gjithë e dinë se duart e palara shpërndajnë sëmundje – dhe madje shpesh, sëmundje vdekjeprurëse.

Konsiderojeni faktin se larja e duarve me sapun redukton vdekshmërinë te fëmijët nga pneumonia [dhe sëmundjet e tjera respiratore] për 25 për qind dhe nga diarreja [dhe sëmundjet e tjera të zorrëve] për 50 për qind.

Me fjalë të tjera, përmirësimi i higjienës së duarve është i lehtë, i lirë dhe mënyra më efektive për të reduktuar mortalitetin e fëmijëve të vegjël
Lani duart para se të hani, dhe pasi të dilni nga tualeti. Ky është mesazhi i thjeshtë i Ditës Globale të Duar-larjes, që për herë të parë ishte mbajtur në vitin e largët 2008.

Kryesisht gjatë kësaj dite, me mesazhe targetohen vende si Etiopia, Nigeria, India dhe Filipinet, ku higjiena bazike [ose mungesa e saj] është më kritike në përcaktimin nëse një fëmijë mund të mbijetojë ose jo.

E megjithatë, nuk janë vetëm vendet e botës në zhvillim që kanë nevojë për duar më të pastra. Siç tregon harta e mëposhtme, disa vende në Evropë kanë problem po ashtu me problemin e mos-larjes së duarve.

Harta shfaq rezultatet nga një sondazh i Gallupit prej vitit 2015, e në të cilin ishte shtruar pyetja si vijon: “A i lani duart menjëherë me sapun dhe ujë pasi të dilni nga tualeti?”

Më të pastërtit/paqtit në këtë aspekt janë boshnjakët me 96 për qind, të përcjellur nga turqit me 94 për qind. Edhe Kosova nuk qëndron keq, duke qenë me 85 për qind të njerëzve që lajnë duart, një përqindje më e mirë se Serbia që kishte 83 për qind të respondentëve, pastaj nga Maqedonia 82 për qind, Bullgaria vetëm 72 e kështu me radhë.

Siç mund ta shihni, vendet myslimane kanë përqindje më të lartë, ndoshta edhe si rezultat i “wudu”-s, abdesit, procedurës islamike për larjen e duarve [dhe gojës, hundëve, krahëve, kokës dhe këmbëve].

Por, cilët janë popujt me higjienën më të dobët të duarve në Evropë, ose popujt më të fëlliqtë thënë në zhargonin popullor?

Përqindja e gjermanëve është 87, më pas e finlandezëve është 76, britanikëve 75, irlandezëve 74 dhe zviceranëve 73.

Por, pa asnjë mëdyshje, vendi më i fëlliqtë në botë sipas sondazhit të Gallupit ishte Holanda. Gjysma e holandezëve respondentë në këtë sondazh kanë raportuar që nuk i lajnë duart pasi të dalin nga tualeti.