Shkruan: Aleksander HASANAS

Në se Ilirët ishin këtu në (Ylliri) para shekullit të 8 -të, para krishtit, dhe gjuha e tyre tashmë e vërtetuar prej shumicës së studiuesve të mirënjohur europianë e me tej, ishte shqipja, çfarë ende bëjnë sikur kërkojnë pseustudiuesit mbi lashtësinë e gjuhës shqipe?
Gjuhët e folura nga fiset ilire tani shumë prej tyre konsiderohen të zhdukura dhe të dëshmuara dobët si gjuhë indoeuropiane, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo gjuhë i përket grupit centum ose satem.
Ilirët pësuan shkallë të ndryshme të Kelticizmit dhe mandej edhe prej gjuhëve perandorake bizante (Helene quajtur), apo latino-romake dhe krejt më vonë dyndjet barbare sllave rreth fillimit të shekullit të 7 pas krishtit, sollën sllavizimin e shume toponimeve dhe emërtimeve të vendbanimeve të ndryshme, e normal lanë një pjesë të fjalorit të tyre të përzjerrë tashmë me gjuhën ‘iliro-shqipe’ “e bastarduar” e cila dëmtoj shumë pastërtinë e gjuhës së lashtë shqipe.
Të gjitha këto gjuhë dialekte/fisesh ilire, mbetën në hije deri në zhdukje në shekullin V pas Krishtit. Megjithëse tradicionalisht gjuha shqipe njihet si pasardhës i dialekteve ilire që mbijetuan në vise të largëta të Ballkanit gjatë Mesjetës, provat janë edhe kontradiktore për të ditur nëse termi ilir i referohet qoftë edhe një gjuhe të vetme”.
Sot historianë të shumtë dhe gjuhëtarë të ndryshëm modernë, besojnë se gjuha moderne shqipe mund të ketë origjinën nga një dialekt i Ilirisë qëndrore – Jugore, ndërsa një hipotezë alternative pretendon se shqipja kishte origjinë nga gjuha thrake. Gjuha antike nuk dihet sa duhet për të vërtetuar ose kundërshtuar plotësisht ndonjë hipotezë, origjina e shqiptarëve mund të jetë edhe me e hershme … ajo tashmë të paktën mban moshën mbi 10 mijëvjeçare