Intervistë ekskluzive për gazetën Dielli e bashkëshortëve mjekë Dr. Learta Pervizaj-Oruqaj dhe Dr. Gani Oruqaj, të cilët punojnë në Giessen Gjermani, dhënë gazetarit Sokol Paja.

Nga Sokol Paja

Gjermania është shteti evropian më i suksesshëm në luftën ndaj covid-19. Masa e menjëhershme të qeverisë gjermane dhanë sukses në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19, në mbrojtjen e popullatës së rrezikuar, rritjes së kapaciteteve mjekësore dhe uljen e numrit të vdekjeve në përgjithësi. Masat e ndërmarra në fillim ishin strikte, mirëpo më të lehta se në vendet tjera. Shoqërimi maksimal me jo më shumë se 2 persona, përveç nëse janë të së njëjtës familje, mbajtja e distancës prej 1,5m, mbajtja e higjienës personale, dezinfektimi në supermarkete, mbajtja e maskave në institucione shëndetësore, ndalimi i vizitave për të moshuarit, ndalimi i vizitave familjare tek të sëmurët në klinika përveç përjashtimeve të caktuara te fëmijët ose personat me nevoja të veçanta sipas bashkëshortëve mjekë Dr. Learta Pervizaj-Oruqaj dhe Dr. Gani Oruqaj dha një sukses të madh. Shoqata e mjekëve shqiptarë në Gjermani ka marrë një nismë që nga fillimi i pandemisë, si dhe ka mbledhur gjithë mjekët shqiptarë në Gjermani nën një kulm për t´u vënë në shërbim të pacientëve shqiptarë përmes fushatës sonë në Facebook, krijimit të grupeve të punës dhe mjekëve në dispozicion për landet në Gjermani për konsultime rreth COVID-19. Personat të cilët kanë shqetësime rreth simptomave, mund të kontaktojnë mjekët në dispozicion të paraqitur në linkun e shoqatës në Facebook.

Situata në Gjermani

Aktualisht në Gjermani gjendja është në përmirësim e sipër. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 164478, numri i të sëmurve kritik është 2105, ndërsa i të shëruarve 129000, dmth. mbi 78% janë shëruar nga COVID-19, ndërkaq vdekshmëria ka një trend të vogël të rritjes rreth 4 %, ashtu edhe si pritej nga ekspertët e Institutit Robert Koch, por është shumë më e ultë në krahasim me vendet tjera të prekura. Numri i personave të shëndoshë që infektohen nga një person i infektuar është nën 1, i cili ishte edhe qëllimi i Institutit Robert Koch, pasi që dihet se një person i infektuar mund të infektojë 2-3 persona të tjerë.

Suksesi i modelit Gjerman

Testimi i popullatës është shumë me rëndësi. Gjermania ka testuar deri tani mbi 2,5 milion, mbi 30000/1 milion banor, pacientë me simptoma apo persona të kontaktit. Ekzistojnë disa faktorë për suksesin e Gjermanisë, numër 1, mendoj që masat parandaluese ishin në kohë dhe vetëdijësimi i qytetarëve për të respektuar këto masa ishte në nivelin e duhur. Arsyeja numer 2, numri i testimeve është bërë tek njerëzit e grupmoshave më të reja, mosha mesatare rreth 49 vjeç, dhe kështu është shkëputur zinxhiri i përhapjes së infeksionit tek grupmoshat e rrezikut, si psh. personat me sëmundje kronike, sëmundje kardiovaskulare apo respiratore, sëmundje me imunitet të dobësuar, diabet, adipizitet apo me kimioterapi tek pacientet me tumore. Dhe numër 3, faktori kyç gjithashtu është përgatitja e sistemit shëndetësor duke rritur kapacitetet e veta, angazhimi i mjekësisë primare dmth. mjekësisë familjare përmes testimit të pacientëve me simptoma dhe karantimit të tyre pastaj, si dhe rritjes së kapaciteteve në kujdesin intenziv duke anuluar operacionet elektive, dhe duke ofruar personel shëndetësor shtesë dhe material shpenzues gjatë pandemisë.

Masat që ndërmori shteti Gjerman

Masat preventive të ndërmarra nga shteti gjerman kanë dhënë sukses në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19, në mbrojtjen e popullatës së rrezikuar, rritjes së kapaciteteve mjekësore dhe uljen e numrit të vdekjeve në përgjithësi. Masat e ndërmarra në fillim ishin strikte, mirëpo më të lehta se në vendet tjera. Shoqërimi maksimal me jo më shumë se 2 persona, përveç nëse janë të së njëjtës familje, mbajtja e distancës prej 1,5m, mbajtja e higjienës personale, dezinfektimi në supermarkete, mbajtja e maskave në institucione shëndetësore, ndalimi i vizitave për të moshuarit, ndalimi i vizitave familjare tek të sëmurët në klinika përveç përjashtimeve të caktuara te fëmijët ose personat me nevoja të veçanta.

Shqiptarët në Gjermani

Shoqata e mjekëve shqiptarë në Gjermani ka marrë një nismë që nga fillimi i pandemisë, si dhe ka mbledhur gjithë mjekët shqiptarë në Gjermani nën një kulm për t´u vënë në shërbim të pacientëve shqiptarë përmes fushatës sonë në Facebook, krijimit të grupeve të punës dhe mjekëve në dispozicion për landet në Gjermani për konsultime rreth COVID-19. Personat të cilët kanë shqetësime rreth simptomave, mund të kontaktojnë mjekët në dispozicion të paraqitur në linkun e shoqatës në Facebook. Unë kam pasur disa pacientë në konsultim, të cilët i kemi ndihmuar për diagnostifikim apo udhëzime të mëtejshme, në lidhje me masat që duhet marrur për pacientet në fjalë.

Kthimi i Gjermanisë në normalitet

Masat parandaluese kanë filluar për momentin tani të zbuten, mirëpo mbeten akoma në fuqi masat, si shoqërimi maksimal me 2 persona, përveç nëse janë të së njëjtës familje, mbajta e distancës prej 1,5 m, si dhe tani nga java e kaluar mbajtja e maskës së thjeshtë në vendet publike. Dyqanet deri në 800 m2 janë të hapura, përpos hoteleve dhe restauranteve të cilat do të mbeten të mbyllura edhe për një kohë të pacaktuar. Rreth hapjes së shkollave ekziston një diskutim akoma se te cilat grupmosha duhet filluar mësimi, grupi i parë mendon që higjiena të nxënësit e shkollës së mesme do të ishte më e mirë dhe të fillohet me ato klasa njëherë, mirëpo nuk ka pajtueshmëri për momentin në mes të landeve dhe do të vendoset ashtu që secili land të marrë vendimin ndaras. Pushimet dhe udhëtimet jashtë shtetit me gjasë janë të ndaluara deri në qershor ose korrik. Ndërsa, organizimet me numër të madh të pjesëmarrësve do të mbeten të ndaluara deri në verë. Nëse të gjithë bashkëpunojmë, mund të jetojmë të lirë, të vazhdojmë punën pa masa të rrepta dhe orë policore, dhe gjithashtu do të mund t´i themi Good bye COVID-19.

E ardhmja e Gjermanisë

Kurba e të infektuarve tani është në rënie, ka gjithnjë e më pak raste të reja me COVID-19, shkaqet e vdekjes janë sigurisht pneumonia virale me shok septik, koinfeksion bakterial apo dhe distres akut respirator (ARDS), zakonisht te pacientët me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive apo imunitare. Fundi i pandemisë është i panjohur edhe për ekspertët në Gjermani, do të shpresohet në zbulimin e shpejtë të vaksinës, apo imunizim të personave përmes kalimit të sëmundjes. Trendi i paraqitjes së rasteve parashikohet të vazhdojë dhe për një kohë, apo në rastin më të keq do të ketë një valë tjetër të pandemisë, gjatë sezonës së dimrit. Vaksina përveç që duhet të jetë efikase dhe e sigurtë, duhet testuar gjithashtu që të kalojë dhe testin e imunigjenitetit dhe të krijimit të antitrupave te personat e vaksinuar. Dhe këto tre faza testuese të vaksinës mund të marrin kohë 6-12 muaj. Përderisa, terapi specifike për virusin nuk ka ende, por vetëm medikamente në testim për të ndaluar futjen e virusit në qelizat alveolare, apo terapi antivirale dhe antiinflamatore, duke bllokuar interleukine të caktuara, si dhe studimi me Imunoglobuline nga personat të cilat kaluar sëmundjen. Remdesivir, nje bër i inhibimit të RNA virale ka treguar sukses në prognozën e sëmundjes. Suksesi i disa tjerave medikamente në shumë studime është kundërthënës. Prandaj mbetet të shihet në grupe më të medha të studimeve për suksesin e tyre.

Mesazhi për lexuesit e diellit dhe bashkatdhetarët në USA

Mesazhi jone për lexuesit është, që të kenë durim në kalimin e pandemisë. Kujdes duhet shtuar distancimit fizik, prevenimit, higjienës personale, të shmangim kontaktet me personat e grupit të rrezikut, dhe vetëm kështu do të pengojme eskalimin e situatës dhe vetëizolimit tonë, pasi që institucionet e shtetit do të jenë të detyruara të marrin masa më të rënda, në rast të rritjes së numrit të të infektuarve, të cilat do të kishin vështirësuar edhe mëtej jetën e qytetarëve. Rregullat strikte preventive duhet të mbeten nëpër institucione shëndetësore si psh. klinika, shtëpi për përkujdesje të të moshuarve, si dhe duhet bërë rivlerësim i gjëndjes në mënyrë permanente. Institucionet tjera si shkollat, kopshtet e femijëve duhet t´i kthehen në mënyrë graduale normalitetit duke bërë rivlerësime të situatës kohë pas kohe.

***

Kush janë çifti i bashkëshortëve mjekë Oruqaj

Dr.sc. Learta Pervizaj-Oruqaj, Ka mbaruar doktoraturën në Justus Liebig Universität, Gießen në 2016. Masterin në Analiza bio-farmaceutike në Universitetin e shkencave të aplikueshme në Idstein Gjermani, dhe studimet bazë në Farmaci në Universitetin e Marmaras në Stamboll. Punon aktualisht si Postdoc në kërkime shkencore të distresit akut respirator-ARDS, të shkaktuar nga virusi Influenza. Instituti i kërkimeve shkencore për semundje infektive pulmonale, Universiteti Justus Liebig, Giessen. Dr. Gani Oruqaj, MD, PhD është doktor i shkencave mjekësore, i cili ka mbaruar doktoraturën – PhD për sëmundjet e mushkërive përkatësisht fibrozën pulmonale në Justus Liebig Universität Gießen më 2016, është i specializuar në Biologji Molekulare dhe Mjekësi e Mushkërive (Molecular Biology and Medicine of the Lung Graduate Program), specialist i mjekësisë interne dhe urgjente, punon në Klinikën Universitare të Giessen, në pneumologji dhe kujdesin intenziv internistik te pacientët me Covid-19.