Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomasz Szunyog, i cili gjatë ditës së enjte e ka vizituar Manastirin e Deçanit ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin në fjalë.

Sipas tij toleranca dhe respekti i ndërsjellë është çelësi për një shoqëri multietnike dhe demokratike.

“I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.