Ish presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se Kosova është shfajësim i presidentit Aleksandar Vuçiq për politikën e tij shtatëvjeçare jo-transparente; largimi i dialogut në shoqëri është cirku i tij!

“Ata që marrin pjesë në këtë manipulim nuk e forcojnë, por e dobësojnë parlamentarizmin në Serbi”, ka thënë Boris Tadiq, lideri Partisë Socialdemokrate dhe ish-president i Serbisë.

I pyetur nga mediat serbe nëse ai pret nga presidenti Vuçiq t’u thotë diçka të re deputetëve lidhur me negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se nuk pret diçka tjetër, përveç një demagogjie primitive dhe bartjes së akuzave në pushtetet e mëparshme.

“Fakti se Vuçiqi dhe kjo qeveri qe dhjetë vjet nuk kanë bërë publik asnjë plan për Kosovën dhe nuk e hapin këtë temë në Kuvend dhe politikën për Kosovën e orientojnë në bartjen e përgjegjësive me akuza të rreme kundër pushteteve të mëparshme dhe me demagogjinë më primitive, me siguri nuk do ta pengojnë Vuçiqin për të mashtruar opinioni edhe në vazhdimësi!

“Është e qartë se plani i tij [Vuçiqit] i vetëm është një farsë propaganduese, kinse për të treguar se nuk është e vërtetë se ai nuk po e hap këtë temë në Parlament. Gjithashtu edhe të tregojë se si opozita është e papërgjegjshme dhe e pa interesuar për tema kyçe nacionale”, tha ai.

Ai gjithashtu tha e me këtë Vuçiq pretendon “të fshehë hipokrizinë e këtij pushteti, i cili nuk po ndryshon asgjë në atmosferën në Parlament”.