Shkruan: Aleksander HASANAS

Fillimisht theksojmë se shkronja ‘E’ e gjendur tek fjalët e lashta të gjuhëve ‘mesdhetaro – pellazge’, në gjuhën greke ajo mer vleren fonetike të shkronjës (I/i), shembujt janë të shumtë, ndaj edhe fjala frigje, ‘tapɛːs = tape-t’ (carpet) lexohet në greqisht: ΤΑΠΗΣ.
Gjuha e lashtë është një shkencë më vete, e cila dhe ndërmjet saj mundemi të kuptojmë fillesën, ndërtimin e kësaj bote, zhvillimet e saj nga periudhat më të hershme njerëzore. Dhe pikërisht kjo fjalë e lashtë frigje prej {10 – 8 shekuj pes.} sjell një nga format, metode, mënyrë jetese të atyre viteve, ndër popujt e lashtë pararendësit tanë.

*Tape është një lloj druri i lehtë i ngjashëm me lisin e cila ritet kryesisht në pellgun e Mesdheut, Portugali dhe Spanjë.

TAPA është shtresa e jashtme e lëvores së lisit të tapes, lëvore plot vlera ajo është e lehtë, zjarrduruese dhe elastike, vit pas viti, lisi i tapës e prodhon me bujari këtë lëvore rezistente, ajo mund të arrijë trashësinë 25 cm, {në rast se nuk i hiqet}, një veshje e dobishme që e mbron pemën nga të nxehtët, të ftohtët dhe zjarret që bien në pyje. Nëse lëvorja zhvoshket, drurit të tapës do i duhen afro dhjetë vjet për ta riformuar sërish lëvoren e saj.

Pra ky është burimi i emërtimit të fjalës frigje: Tapet = Tapet, njëjtë si ende në gjuhën shqipe nga ku kemi edhe emërtime të tjera si Tapat e rrjetave të peshkimit apo tapave të shisheve të ndryshme pijesh, ndërkohë aty gjejmë fjalët tapiceri por edhe (tap i m/pirë) Tapi dokument. I tapinosur etj. (Duket se, tapitë e para janë shënuar edhe mbi lëndë (dërasa) drusore të tilla: Tape > Tapi).

Ndërkohe tek gjuha greke kjo llojë peme njihet me emrin ‘φελλό’ pra krejtësisht e pamundur që ‘Tapet’ të jetë fjalë greke, kjo e mbeshtetur edhe tek etimologjia e kësaj fjale frigje: ‘ΤΑΠEΣ / ΤΑΠΗΣ’ – ku deklarohet me etimologji të paqartë.

Shih në original:
The Phrygian word ΤΑΠΗΣ
Word: ΤΑΠΗΣ; tapɛːs
IPA tapɛːs = carpet
Notes / Remarks The etymology of this word is uncertain.

Ndërkohë në fjalorin e gjuhës shqipe gjejmë:
TAPË f.
1. Lëndë shumë e lehtë, që nxirret nga lëkura e disa drurëve (sidomos nga një lloj lisi Tape) dhe që përdoret për shtupa, për shollë këpucësh, për rrjetat e peshkimit etj.; një copë nga kjo lëndë. Dru tape. bot. dru, nga i cili nxirret kjo lëndë. Lisi i tapës.
2. Copa tape. Taka prej tape. I vuri rrjetës tapat. Zë të çarat me tapë.
Shtupë mbyllëse zakonisht për shishe, që bëhet nga kjo lëndë ose prej druri, prej gome, prej plastike etj. Tapë druri (llastiku). Tapa e shishes (e shtambës, e bucelës). Nxjerrëse tapash. I hoqi (i vuri) tapën. Mbyll me tapë. I ka dalë tapa.

Pra, pararendësit tanë frigjianë, e kanë shfrytëzuar mjaft mirë lëvoren e këtij druri shekullor me moshë mbi 200 vjeçare, për të thurrur tape; tapetat e tyre shtroje, ndënjëse ose për të fjetur. E sigurisht për thurrje sholla, këpucesh, tapa peshkimi etj.