Leter e popullit të Himarës 1759 4(15) Tetor

Arkivat Ruse katalogu 95/1, 1759 Zarfi 35, f 7-8 origjinali në Italisht….

Dërgesë e banoreve te Himarës drejtuar Perandoreshës Elizabeta Petrovna, me anë te se cilës shprehin dëshiren e tyre per te fituar nënshtetesine Ruse dhe shprehin bindjen dhe gadishmërine e tyre në rast nevoje te zbatojnë urdhërat e Perandoreshës në operacione lufte kundër Otomanëve (nga ambasada ruse ne Konstandinopoje)

O e Shenjta Perandoreshë e Madhërishme.

Lavdia e Madhërise Suaj Perandorake që është shtrirë kudo erdhi te sjellë lumturinë edhe ne provincen tone qe deri më sot mbeti e pa bindur ndaj Turqisë dhe I ka dashur gjithmonë te keqen. Provinca jonë nuk shpreson më të ketë më lavdinë e kaluar pa ndihmen e armeve fitimtare te Madherise Suaj Perandorake te cilat fituan jo vetem Pruset dhe veriun e vendit te tyre por edhe ndaj Gjermaneve.

Ushetima e fitoreve Tuaja ne Velaf, Zondorf dhe Kunersdorf qe arriti deri me ketu dhe shpresa jetedhenese per gjithe boten ordodokse qe keto arme fitimtare munden qe se shpejti te clirojne edhe Greqine e shtypur na japin guxim te dergojme me deshire te thelle dy perfaqesues prane Fronit te Madherise Tuaj Perendorake me qellim qe te vertetoni ashtu sikunder edhe keni bere per malazeste peruljen dhe gadishmerine e nje populli I cili deri me sot ka nje emer te mire per sherbimet e tyre ndaj te tjerevedhe I cili do te shenoje edhe lavdi me te madhe po te jape jeten e tij per nje shtet me te njejtin besim fetar si ate vete.

Sa per bindjen e ketij populli qe deri me sot mundi te ruaje me arme ne dore lirine e tij prej Otomaneve te derguarit tane do tju shpjegojne gojarisht me qellim qe te vertetojne edhe me shume respektin me te larte ndaj Madherise Tuaj Perandorake.

Ata jane te garantuar per te shpjeguar dhe propozuar te gjitha masat e pershtatshme per nje operacion te mundshem kunder Tuqve.

Madherise Tuaj Perandorake me gjithe respekt, nxehtesisht dhe krejtesisht te perulur dashamiresit Tuaj, Delegatet e Provinces se Himares.

Ne Himaren e Epirit me 4.Tetor.1759 me Kalendarin e vjeter.

Pershkrimi I Himares qe u rregjistrua nga Perfaqesuesit e saj per Qeverine Ruse. Himare me 1759

Arkivat Ruse katalogu 95/1, 1759 Zarfi 35, f 7-8 origjinali ne italisht

Te dhena per gjendje e forcave dhe vendodhjen e Himares

E njohur sot si Himara me popuj himariote provinca eshte Epiri I lashte perendimore I njohur edhe me emrin Kaoni me popujt Kaone qe u bene te njohur prej Orakullit te Dodones dhe per luftrat me fqinjet e tyre Molloset.

Sot kufizohet me bregdetin Adriatik dhe Shqiperine ne Jug me detin Jon ne lindje me Epirin lindor te pushtuar nga Turqit dhe ne Veri me Thesaline qe e qarkon perreth. Qe nga Kapo Lingueta dhe deri ne Keshtjellen e Butrintit ka shtrirje se gjati afersisht 100 milia ndersa se gjeri nuk I kalon te 50 miljat. E gjithe krahina rrethohet vecanerisht prej bregut te detit dhe malet Akrokeraune te larta dhe te pakalueshme dhe per kete arsye te gjitha perpjekjet e otomaneve per ta pushtuar mbeten edhe sot te pa frytshme. Populli eshte I gatshem per lufte dhe ne rast bashkimi te forcave tona do te mundeshim te nxirrnim ne beteje 20.000 burra te afte per te luftuar.

Nuk kane te permendur betejat e tyre sebashku me te famshmin Piro dhe me te lavdishmin Skenderbe histori qe hyjnezojne guzimin e tyre. Per tre shekuj me rradhe fuqi te ndryshme europiane perdorin sherbimet e tyre ashtu sikunder edhe zvicerianet te gjithe I kane nderuar armet e ushtareve te tyre. Per sa zgjati lufta me Hollanden, Mbreti I Spanjes Filipi kishte shume prej tyre ne kembesorine dhe kalorsine e tij nen drejtimine Gjeneralit tone Gjergj Basta. Edhe ne trazirat e Frances me 1591 -92 edhe ne vitet e mevonshem sherbyen per Duken e Parmes , Trashegimtari I Fronit Spanjoll kishte po keshtu ushtaret tane. Perqate luftes ne Lombardi ne 1635 deri me 1636 u be I njohur ushtaraku Zionopulo por edhe ne Napoli ne 1649 si dhe ne Mesina me 1675 repartet tona ushtarake u lavderuan.

Ne vitet e fundit e pikerisht me 1737 shefi I shtabit tone Konti Don Strati Gjika formoi nje repart ushtarak te cilin e emeroi si Reparti “Mbretor Maqedonas” I cili sherbeu per Mretin e dy Sicilive dhe me vone u plotesua eshe me djeme te rinj te Kontit Karafa. Ne luften e tanishme ne Itali ky batalion u zgjodh vecanerisht per operacionet ne Veletri me 1744.

Sinjoria e Venedikut duke kuptuar shpejt dhe duke njohur se ne te shumtat e rasteve gadishmeria eforcave tona fqinje me Korfuzin, eshte fitimprurese per ta ne lufte me Turkun I shperblen familjet me te rendesihsme me pensione te vecanta me qellim qe te mbaje gjalle deshiren e tyre per lufte dhe qe te siguroje per gjithmone mundesine e perqendrimit ushtarak.

Morem pjese ne luften e Perandorise se Shenjte Romake kunder Venedikut me 1507, ne Qipro me 1570 ne betejen e lavdishme te Navpaktos me 1571 ne Luften e Kandias (Krete. shen yne) me 1644-1669 ne pushtimin e Morese me 1686 dhe ne vite te tjera. Po keshtu ishim atje per dorezimin e saj (ka mundesi ne More. shen yne) si dhe ne sulmin e Korfuzit me 1716.

Me 1690 derguam si agjent te fshehte Gjeneralin Kornala per te asgjesuar floten ne Vlore ( flota otomane. shenimi yne) si dhe te Keshtjelles se Kanines e cila u sulmua nga toka nen drejtimin e Kaloresit Nina teksa Flota Venedikase e qellonte kalane nga deti me topa pa pushim.

Per bashkepunimin me Venecianet e cila atehere ishte ne marrveshje me Perandorine Ruse dhe ate Polake me 1686 patem pasoja te tmerrshme nga Bejlerbeu I Rumelise I cili ne mes te dimrit sulmoi me ushtri te shumta per te na shfarosur por u detyruar te terhiqej me humbje te shumta.

Me 1716 Kapudan Pasha (admirali I flotes turke shenimi yne)dhe Xhanum Hoxha perpara se te sulmoje Korfuzin vendosi te hakmerret me Himaren dhe ne 24 Qershor zbriti nga anijet e tij me 30.000 usgtare duke ne sulmuar ne Dhermi. Mbas nje beteje te tmerrshme dhe te rrepte u detyrua te urdheroje ushtrine te terhiqet ne anije dhe u largua me humje te medha drejt Korfuzit. Mbas kesaj ushtaret tane sherbyen per nje kohe te gjate ne anijet Venedikase ku kishin raste te shumta te betejave me floten Otomane si ne betejen e Sviatogorit me 1717 apo eshe ne raste te tjera. Akoma edhe sot nje numer I madh prej tyre sherbejne ne Itali.

Te gjitha keto jane shembuj mbi trimerine dhe lutrat tone ne shtetet europiane dhe si deshmi kemi Medaljet e shumta te dorezuara nga telartpermendurit Mbreterit per sherbime te shkelqyera.

Vlen te theksojme se besimi yne eshte ortodoksia, na udhezon nje Peshkop dhe shpirterisht I jemi nenshtruar Patriarkut te Kostandinopojes.

Flasim gjuhen shqipe e njejta gjuhe me Shqiperine dhe me krahinen e Bosnjes. Ne shume fshatra te diturit dine edhe greqisht ndersa familjet e fisnikeve flasin edhe Italisht per arsye se shume ushtarake sherbejne ne shume shtete europiane ndersa shume te rinj mesojne ne shkollat fetare te Padoves dhe Napolit.

Kuvendi yne eshte demokratik dhe popullor. Gjendja shoqerore nuk ndryshon shume nga Malazezet.

Provinca jone perbehet nga vendet si me poshte per gjate bregdetit

Himara

Piluri

Buceci (Buneci)

Drimadhes (dhermiu )

Klopero (Qeparo )

Nivica

Paliasa

Pikerni (Piqeras )

San Bazilio ( shen Vasili )

Gliates

Lukova

Saranda

Vuno

Sasano ( Sasaj)

Borshi

Ne brendesi

Dukates

Drazia

Radhima

Jobozari ?

Gumenica

Sipas rradhes

Mazari ?

Drubaci ( Terbaci )

Kudhesi

Nivica Lopesi

Mavrora

Vranishti

Zenogorica ?

Smokthina

Zionimei ?

Kalogjerates ( Kallarat )

Ziulates ( Zhulati)

Vermiku

Lepenica

Kuci

Kardhiqi

Velca

Brataj

Kalasa

Golibadhes ?

Lapardha

Milo ?

Dhoksat

Progonat

Gliopeziotes ?

Vajza

Tepeleni

Nuk po shkruajme ketu per fshatra te vogla

Nenshkruar nga Himara e Epirit me 14. Tetor.1759 me kalendarin e vjeter.

Per Himaren dhe Konilosin Kapedan Gjika Nestor Spiro

Per Dhrimadhe Anetar, Kapedan Nestor Nina dhe Gjika Vreto

Per Vunoin, Konti Dhimo Savo Kapedan Kostandin Gjika Thanasi

Per Gliates Danil Nica

Per Nivicen Duka Liska

Per Sarandan Nikolla Protopop, Kapedan dhe Kalores Kostandin Glazari

Per Lukoven nen Major Mikel Pali

Piqeras Dhimiter Ziso dhe D’Mikeling

Per Qeparo Konstandin Prifti

Per Dukatin Strati Dhima, Kalores Ilia Bixhili

Dokumenti eshte dorezuar prane perfaqesuesit te Perandorise Ruse ne Stamboll, Obreskov