Teksa numri i të rinjve të larguar nga Shqipëria po kap shifrat më të larta, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fenomen ta quajë si normal.

Në një “Standup Comedy” ku ka shpalosur platformën e tij “Anti-kçk”, kryeministri shprehet se të rinjtë largohen nga Shqipëria jo për shkak të qeverisjes së keqe dhe mungesës së reformave, por për shkak të pozicionit gjeografik që ka Shqipëria dhe telefonit, në të cilin rinia ka gjithë botën.

E si të mos mjaftonte kjo deklaratë “jonormale”, duke ditur situatën aktuale të Shqipërisë dhe krizat që po kalon, Rama e tepron duke thënë se kush thotë që për largimin e të rinjve është fajtore qeveria, është i poshtër.

Rama shprehet:

Patjetër që jemi në një pjesë të kontinentit që shumë afër nesh është epiqendra e pasurisë së botës. të rinjtë kanë atë mrrokullën (telefonin) ku ka dhe Kim Kardashianin dhe Cristiano Ronaldon. Nuk është e lehtë që ti thuash rri këtu se do bëjmë bashkë Shqipërinë . Ikja ka problemet e veta po kush thotë që ikja e njerëzve ka lidhje me qeverisjen është i poshtër.”