Tërmkolli ka komentuar edhe shkarkimin nga pozita e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani duke thënë se Osmani dëmtoi partinë me qëndrime si të ishte zëdhënëse e Vetëvendosjes.

“Aq sa e dëmtoi Vjosa LDK-në dhe po e dëmton edhe më tutje me sjelljet dhe veprimet e saj politike si zëdhënëse e Vetëvendosjes dhe në shërbim të VV-së, po të ishte në shërbim të shtetit në rregull edhe mos ta dëgjonte LDK-në, por me u bë në shërbim të një ideologjie dhe një partie tjetër mendoj që nuk është shumë e mirë, ky pozicion që ka marrë Vjosa”, ka thënë Tërmkolli.

Tutje, Tërmkolli e ka cilëson Qeverinë të udhëhequr nga LDK-ja me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe si jo të qëndrueshme, dhe për këtë kërkon një qeveri gjithëpërfshirëse me PDK-në dhe VV-në në Qeveri.

“Nëse jemi në një situatë në të cilën duhet bashkëpunimi me secilin unë mendoj që duhet një qeveri gjithëpërfshirëse në të cilën do të jetë edhe PDK-ja edhe Vetëvendosja edhe kjo qeveri që është tani, ndoshta do të ishte një rast në të cilin që të gjithë do të e koncentronin dhe do ta orientonin aktivitetin dhe angazhimin në realizimin e këtyre detyrave që i kemi, mandej kemi kohë për përplasje e edhe individuale edhe partiake ndërpartiake”, tha ai.