Disa ditë më parë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e kishte ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të ballafaqohen në një debat televiziv.

Ftesa e Kurtit erdhi pasi Thaçi në një debat në TV Dukagjini e quajti Vetëvendosjen organizatë kriminale.

Ftesës së Kurtit, Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet dhe do ta zhvillonte një debat shumë relaksues dhe zbavitës me Kurtin,
“Unë do a zhvilloja një debat shumë rekalsues dhe mund ta them shumë zbavitës”, ka thënë Thaçi në Rubikon, që pritet të transmetohet sonte.