Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se komunikata e prezantuar ditë më parë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shkruar nga vet ky, shkruan Gazeta Metro.

Kështu tha ai në një intervistë për ‘Rubikon’ e cila pritet të transmetohet sonte.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti dje lidhur me këtë kërcënim që po pretendon se i është bërë ka thënë se nuk frikësohet.

Sidoqoftë, nga policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për organizatën ‘Garda Vullnetare Shqiptare’, për të cilën nuk dihet asgjë.