Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video të postuar në ‘facebook’, ka thënë se Kosova gjatë rrugëtimit të saj është përballur me vështirësi dhe pengesa të padrejta.

Sipas tij, vonimi i vizave nga BE-ja për Kosovën, është e pajustifikueshme.

Tutje i pari i shtetit u shpreh se ardhmja e Kosovës është e drejtuar kah bota perëndimore.

Fjalimi i plotë:

Viti që po e lëm pas ishte 20-vjetori i çlirimit të Kosovës, ky ishte edhe momenti për të kujtuar rrugëtimin tonë në dy dekada. Kosova si shtet u konsolidua në rrafshin nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtarë. Kosova sot është kontribouse e paqes në rajon dhe bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, sznimet e qarta për integrime euroatlantike.

Qytetarët e Kosvës sot jetojnë më mirë se kurdo herë më parë, Kosova është demokraci funksionale ku të gjithë qytetarët e saj po dëshmojnë vlerat e përbashkëta.

Organizimi i dhe pranimi i rezultateve të zgjedhjeve është bërë kulturë jo vetëm për ne por edhe shembull për gjithë rajonin.

Të dashur qytetarë, Kosova është mirënjohëse për kontributin e madh të Bashkësisë ndërkombëtare, të ShBA-së dhe shteteve të Evropës.

Të arriturat e Kosovës dhe të arriturat e përbashkëta, e kaluara jonë dhe e ardhmja jonë , është në botën perëndimore.

Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë kampione mbrojtëse për vlerat e civilizimit perëndimor.

Por edhe këtu përballemi me sfida, rrugëtimi i Kosovës përballet edhe me vështirësi dhe pengesa krejt të padrejta, ne e nde nuk gëzojmë të drejtën e lirisë përkundër përmbushjes të të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave është një vonesë e pajustifikuar nga BE-ja.

Të dashur qytetarë,

Në këtë natë të ndërrimit të moteve secilit prej nesh i duhet edhe më shumë solidaritet dhe konsideratë për njeri-tjetrin në rrafshin njerëzor, pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social.

Na duhet më shumë dashuri dhe mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor. Na duhet t’i çmojmë të mirat që kemi.

Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen.

Duke besuar në vlerat tona, në synimet dhe ëndrrat tona si individë dhe si shoqëri, uroj që viti 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës.