Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nga Gjykata Speciale është pyetur për periudhën nga viti 1991 e deri në qërshor të vitit 1999.

Presidenti në “Pressing” tha se është pyetur për peridhën sa ka qenë studentë, por jo për kohën e pasluftës.

“Nuk jam pyetur për vrasjet e pasluftës, apo për vrasjet në LDK. Zero pyetje rreth kësaj.”, tha Thaçi.

Ndër të tjera, presidenti ka thënë se në Gjykatë është pyetur vetëm me aktivitetin e tij në UÇK.

Vlen të theksohet se presidenti Thaçi në muajin gusht u njoftua se është propuzuar aktakuzë ndaj tij nga Gjykata Speciale dhe kjo ndodhi pikërisht në ditën kur ai po udhëtonte për në SHBA.

Kjo nga analistë ndërkombëtarë u cilësua si një veprim i qëllimshëm dhe politik, me qëllim të parandalimit të ndonjë marrëveshje në SHBA.