Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin shqiptar të Rinasit.

Pamjet e zbritjes së tij në Rinas.

Ai ishte rrugës për Washington kur u publikua aktakuza nga Gjykata Speciale, çka detyroi anulimin e vizitës së tij atje.

Ndërkohë, bën me dije se Thaçi ka qenë në vjen në Vjenë sot dhe po priste fluturimin për tu kthyer.

Thaçi ka preferuar të kthehet përmes linjës Vjenë – Tiranë.

Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim të tij për aktakuzën e ngritur, por vetëm një shkrim në Facebook: “Askush nuk mund ta rishkruajë historinë”.

Ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, janë ngritur akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.