Tabloidi britanik ‘The Sun’, pas shkrimeve të gazetarit Sam Street, në një mënyrë të çuditshme ka dalur kundër këngëve të anglezëve kundër Serbisë në Prishtinë.

Gazeta, në shkrimin e sotëm në internet, ka nxjerrë në pah titullin “Idiotët” duke shpjeguar këngët e serbëve dhe shqiptarëve që zemëruan serbët në fundjavë,

Sipas “The Sun”, pamjet në fjalë janë ‘tronditëse’ dhe se mund të ketë dënime të mëdha për ishullorët.

Gjithashtu, gazeta ka kujtuar edhe ngjarjet në Krushevac në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, ku Federata serbe u gjobit me 65 mijë funte shkaku i abuzimeve racore ndaj futbollistëve anglezë.

Shkrimi i ‘The Sun’ vjen pasi gazetari britanik Sam Street, një adhurues i Serbisë, Brazilit dhe Argjentinës ka shkruar se Anglia mund të dënohet të luajë pa tifozë në ndeshjen e parë në ‘Euro 2020’.

“A është racizëm ajo vetëm nëse e bëjnë njerëzit në Evropën Lindore”, ka pyetur Street