Shkruan: Muharrem ABAZAJ

Pas shumë vite përpjekjesh, pas botimit të dy sprovave të para: “ Kodi i gjuhës pellazgo – shqipe” 2011 dhe “ Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip” 2013, po publikoj librin tim të tretë “ GJUHA E LASHTË SHQIPE ( pellazgjishtja)”. Çfar përmban ky libër? Një përmbledhje të historinë së gjuhës shqipe, histori që nuk fillon me Mesharin e Buzukut, si na është thënë, por mijra vite më parë. Kjo nuk është një hipotezë, por janë faktet që disponojmë të cilat na japin të drejtën ta deklarojmë këtë të vërtetë me vlera të jshtzakonshme për gjuhën dhe kombin tonë.

Por duhet të themi që në fillim, se gjuha e lashtë shqipe nuk ka qenë emërtuar gjuha shqipe, por pellazgjishte, pasi termi shqipe është shumë i vonë. Në këtë libër do të shihni si e ka filluar ngjizjen kjo gjuhe e këtyre njerëzve shumë të lashtë. Fillimi ka qenë me anë të tingujve të veçantë. Kështu përemri unë është shprehur vetëm me zanoren (u), përemri ai është shprehur vetëm me zanoren (i ), folja asht ( është) është shprehur vetëm me zanoren (a ) etj. Më vonë janë krijuar fjalët njërrokëshe am ( amë, nanë), at ( babë) ur ( urë) ar ( arë) ik ( me ikë,) di ( me ditë). Duke përngjitur këto fjalë njërrokëshe kanë formuar fjalë të tjera si: Dimal ( vendbanim i lashtë). Fjala di ka kuptimin e numërorit dy dhe fjala mal ka kuptimin e emrit mal. Emërtimi ka kuptimin “ Dy male”.Për një kohë shumë të gjatë gjuha pellazgo – shqipe ruajti të pandryshuar karakterin e saj njërrokor.

Kjo duket qartë edhe sot tek gjuha jonë. Shqipja ka një numër të madh fjalësh njërrokëshe. Fjalët njërrokëshe kanë patur vetëm një trajtë të vetme, të ngurtë, kjo për faktin se kjo gjuhë shumë e vjetër nuk ka mundur t’ i vërë që në fillim në punë mjetet gjuhësore si mbaresat, nyjet, parashtesat, prapashtesat etj. Kjo ngurtësi dhe njëtrajtësi e fjalëve duhet t’u ketë sjellë shumë vështirësi komunikimi fplësve të saj, pasi e njëjta trajtë fjale mund të kishte shumë kuptime. Fjala di ka patur kuptimin e foljes me ditë, por edhe të numërorit dy, të emrit dhi ( bagëti( etj. Por duke ruajtur karakterin njërrokjor ajo ka patur një lëvizje, një evolucion tingëllor brenda rrokjes. Kështu folja a ka evoluar a > as > ast dhe në trajtën e sotme asht. Përemri vetor i ka evoluar në a+ i > ai.( asht i ) Struktuara gramatikore e shqipes së lashtë është, si të thuash, skeleti i strukturës së shqipes së sotme. Gjuha pellazgo – shqipe, si një gjuhë kaq e lashtë, e ka gjetur patjet që herët mënyrën për t’u shkruar. Ajo është shkruar në fillim me shkrimin ideografik, me anë të figurave, më pas me hieroglife dhe më në fund me alfabet. Unë nuk kam mundur të deshifroj mbishkrime ideografike, as hieroglifike, por kam arritur të deshifroj plotësisht mbishkrime alfabetike duke filluar me Lapidarin e Lemnosit që datohet i shek. VI p.e.s.dhe më pas mbishkrime të tjera. Shkrimi alfabetik ka patur disa veçori: ka filluar nga ana e djathë, nuk ka patur ndarje midis fjalëve, kur dy shkronja të njëjta qëllonin pranë njëra – tjetrës, shkruhej vetëm njëra prej tyre.

Kur u formua greqishtja e vjetër, e cila u formua mbi bazën e fjalëve njërrokëshe pellazgo –shqipe, por duke vënë në punë elemente gjuhësore artificiale, formoi edhe alfabetin e saj. Ky alfabet i greqishtes së lashtë s’është gjë tjetër veç përmirësim grafik i alfabeteit pellazg. Gjuha e vjetër greke, si një gjuhë e përpunuar, u bë shpejt gjuhë kulture dhe filloi ta mënjanojë pellazgjishten, sidomos atë të shkruar. E njëjta gjë ndodhi më vonë edhe me formimin e latinishtes. Përballë këtyre dy gjuhëve të përpunuara, shkrimi pellazg filloi të kalojë në harresë. Por gjuha e folur pellazgo – shqipe nuk ka patur ndërprerje kurrë. Lënia në harresë e shkrimi pellazg i detyronte shumë iliro – shqiptarët të përdornin në shkrime të tyre shkronjat e alfabeteve greke ose latine. Ka shumë mbishkrime në ruajtje edhe në muzetë tanë në Shqipëri që janë mbishkrime në gjuhën shqipe, por me alfabet grek ose latin. Nuk mund të flas për periudhë të saktë, por aty rreth shek. X – XII duhet të ketë ndodhur një hop gjuhësor me pellazgo – shqipen. Janë vënë në përdorim mjetet gjuhësore : parashtesa, prapashtesa, mbaresa, nyje dhe gjuha pellazgo –shqipe tani bëhet një gjuhë flektive, gjuhë kulture. Në këtë periudhë ka filluar edhe lindja e dialekteve të saj. Lindja e dialekteve ka ndodhur në të gjitha gjuhët që janë formuar nga trungu pellazg. Kjo ndodh për faktin se kur fjalët pellazge vihen në bashkveprim me mjete gjuhësore. Kështu ka ndodhur me greqishten e vjetër,me latinishten etj.kur u formuan nga trungu pellazg. Zbatimi i këtyre mjeteve gjuhësore nuk mund të bëhej në mënyre unike në territore të gjerë, prandaj lindën dialekte. Për ta bërë më të kuptueshëm materialin që përmban ky libër edhe nga persona që nuk kanë njohuri të mjaftueshme gjuhësore, jam përpjekur, për sa ka qenë e mundur, të mos përdorur terminologji gjuhësore nga gjuhët e huaja, por t’i zëvendësoj ato me terma të gjuhës shqipe.

Me këtë rast unë u bëj thirrje kolegëve gjuhëtarë, miqve të mij studjues të apasionuar të gjuhës shqipe, veçanërisht u bëj thirrje institucioneve tona arsimore dhe shkencore të gjuhësisë, në Tiranë dhe Prishtinë, të bashkojmë përpjekjet tona për ta çliruar gjuhën shqipe nga ai vend përçmues ku është renditur aktualisht, krahasuar me gjuhët e tjera për nga lashtësia e tyre dhe për t’i dhënë asaj vendin që i takon, në ballë të të gjitha gjuhë, duke provuar në të njëjtën kohë jo vetëm lashtësinë e saj, por edhe atë të kombit tonë.