Tifozët anglezë kaluan kohë fantastike në Prishtinë dhe mikpritja që iu bë ishte thjesht mbresëlënëse

Kosova javën e kaluar luajti me Anglinë në Fadil Vokrri ku u mposht 4-0, por rezultati ishte në plan të dytë pasi ndeshja më shumë ishte për prestigj, shkruan Reporteri.net

Kosovarët treguan se janë njësha për mikpritje dhe anglezët kaluan ditë fantastike në Prishtinë.

Një tifoz anglez tani ka bërë një postim interesant në Tëitter ku ka thënë se duke i treguar nënës së tij për Kosovën, tani edhe ajo po dëshiron që ta vizitojë vendin tonë.

“Duke i treguar nënës sime për Kosovën dhe tani ajo dëshiron që ta vizitojë këtë vend,” shkruan El Rose në Twitter.