Një politikë e egër asimiluese po vazhdon kundër shqiptarëve në Mal të Zi, sidomos në rajonin e Plavës e Gucisë dhe në Sanxhak.

Si për fillim është boshnjakizimi i figurave historike shqiptare duke filluar nga Jakup Ferri, tani të protagonistët e Lidhjes Shqiptare, të cilët luftuan kundër coptimit të tokave shqiptare.

Rol kyç në boshnjakzimin e shqiptarëve në Mal të Zi, ka luajtur feja Islame dhe sistemi komunist serb.

Siç shihet edhe në këtë foto një person duke u lutur ndërsa mbi varrin e Ali Pashë Gucisë, ka vendosur flamurin boshnjak.

Ali pashë Gucia ishte veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shekullit të X-të. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.