Premiera e filmit dokumentar të realizuar nga Vranin Gecaj.

Më 28 nëntor 2019, diten e flamurit shqipëtar shfaqet për herë të parë filmi dokumentar i realizuar nga regjisori dhe producenti Vranin Gecaj nga Peja.

Ne kemi zhvilluar një interviste të shkurtër me Z.Gecajn lidhur me ketë film dhe e pyetem të na tregon pak me shumë për ketë projekt.
Filmi “Toka Ime” zgjatë 30 minuta, është i titruar në anglishtë, i drejtohet edhe publikut te huaj, filmi është realizuar kryesisht ne jugun e Shqiperisë , ne Korfuz dhe Greqi. Protagonisti i filmit është Kastrioti , një kryekuzhinier i cili punon ne restaurantin familjar “Centrali” në Sarandë. Kastroti kthehet nga Gjermania për të zhvilluar turizimit elitar në Shqiperi. Permes ketij filmi se bashku me Kastriotin vizitojne fshatra ekologjike në rrethin e Sarandës, ku takojmë personazhe interesante gjatë rrugëtimit tonë. Bukurit natyrore, emigracioni, turizmi, historia e jugut të Shqipërisë është në fokus të këtij filmi dokumentar të rrallë.
Vranin, nga ju lindi kjo ide?

E frekuentoj shpesh jugun e Shqiperisë dhe ato bukuri natyrore atje nuk mundë të përshkruhen dot me fjalë, janë pamje epike, mund te themi përallore. Ato bukuri natyrore duhet të përjetohen fizikisht. Liqeni i pasur i Butrinit, qyteti antik i Butrintit me teatrin e tij, vargamalet e Beratit, fushat me dele, deti Jon me peshqit e tij, plantazhet e portokallit dhe jeta e natës në Sarandë janë disa inserte filmike.
E kisha ketë ide edhe m herët porse koha nuk me premtonte dhe në prill të vitin 2019 fillova me xhirrime, kemi takuar njerëz modest dhe të thjeshtë të cilët me punën e tyre ditore e konzervojne natyren e tyre me gjelozi dhe ruajn natyren nga shumë rreziqe nga jashtë . Kemi takuar njerëz te mire ne zona ku kamera rrallë shkonë, kemi parë një sistem ekologjikë te pastër dhe kemi dokumentuar këto vende dhe një pjesë të historisë së harruar. Filmi poashtu ka marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtar filmash si p.sh në The Lift-Off Sessions Lift-Off Global Network, International Moving Film Festiva ne Iran etj.

Me duhet te falemnderoje aktorin tone te mirenjohur shqiptar Victor Gadderus i cili ka lexuar tekstin në mënyre pasionale, familjen Musei, Bjelash Bega, Z.Carcanin, Studio GNF Göteborg, Faton Hasimja i cili gjithnje është ne dispozicion te jepë kontributin e tij profesional dhe të tjerët pjesëmarres në ketë film. Filmi do të publikohet në Youtube, do të jetë publikë dhe publiku do te kenë mundesi ta shoh filmin papagesë në internet dhe te njoftohet më afër me këto pasuri dhe kete histori te shqiptareve.
Ju falemnderite Z Vranin për ketë film.
Shikim të këndshëm dhe falemnderite edhe juve që gjithnjë keni disponim të i publikoni këto risi kinematografike dhe që vlerësoni artin dhe kulturën në portalin e juaj.

Linku i filmit