Shkruan: Fahri XHARRA

Serbët janë mashtruesit më të mëdhenj, jo vetëm të historisë, por edhe grabitësit e pamëshirshëm të tokave të huaja. Ata ende mendojnë se e kanë simpatinë e shekullit XIX të Austrisë dhe Rusisë, të cilat mendonin të krijonin një komb të ri duke larguar përfundimisht mbetjet osmane nga Europa. Rusia dhe dhe Austria punonin shkëlqyeshëm në këtë drejtim dhe ne u larguam nga nga aty, ku ishim mijëra vjete përpara.
Mos të harrojmë që në kohën e atij Kongresi Rusia ishte shumë e fortë dhe Europa ia kishte frikën; mos të flasim për otomanët që ishin si pula të lagura ndaj Rusisë. Ata e donin një pronar të ri në tokat tona dhe dhe ai duhej të ishte i krishterë; kështu lindi populli serb i paqenë kurrë në histori.

Sa ishte e madhe Serbia e vitit 1830? Sa një “gogël “ me 30 mijë banorë. Por, shkollimi i tyre në Austri, pasuria austriake dhe ruse e bën të vetën dhe gjërat shkuan apo si të them erdhën aty ku jemi si sot ne, e ku është Serbia po ashtu sot.

Spekulimet serbe:

Shtëpi fshati, shqiptare në Kosovë, 1902

“Enigma u zgjidh”,- shkruan shtypi serb. Sipas dokumenteve turke të shkekullit XV, të cilat serbët i kanë gjetur në arkivat e Stambollit, as në Kosovë e as në Shqiperinë Veriore nuk kishte shqiptarë. “Luaje macë kryet e buallit!”.
Të kalojmë në hajnitë tjera historike serbe, të cilata i kanë “gjetur” në arkivat e Europës.
Në punimimin e ashtuquajtur “shkencor”: “Serbskih zemalja na kartama od IV pre n.e. do VIII vek” të shkruar nga Krsto Krcun Dragović (Tokat serbe në hartat e ndryshme që nga shekulli IV BC e deri në shekullin VIII) i gjejmë këto harta.

Harta që e shihni është nga libri “Serbët populli më i vjetër”. nga dr. Olga Lukoviq-Pjanoviq, 1990, e cila sipas shkenctares shohim gjendjen e Europës në vitin 145 BC në Europë, ku e tërë sipërfaqja me të zezë ishte Serbi. Duhet cekur që, sipas tyre, rreth vitit 143 në të gjithë Europën Qendrore e Veriore serbët i kishin qytetet e tyre, tempujt, fenë e tyre, Perënditë dhe familjet e rregulluara në nivelin më të lartë.

(Тако Милош С. Милојевић каже: “… да када су први Германи почели долазити и мешати се са Србима, те када су видели куће на спрат, да мишљаше да су Срби луд народ, јер стављају куће на куће…” О томе пише и говори и сам надбискуп др Рачки Фрањо, и описује величанственост сербских храмова, културе, индустрије, везаности за земљу, да су се Германи и остале европске придошлице учили и дивили величини Сербске културе на свим пољима, те су том својом супериорношћу изазивали љубомору и завист других).

Millosh Millojevicc thotë: “…kur gjermanët erdhën dhe filluan të përzihen me serbë, aty panë (tek serbët) shtëpi në kate dhe mendonin që serbët ishin të çmendur se si ndërtonin shtëpi mbi shtëpi. Popujt që vinin tmerroheshin me kulturën serbe bujqësore dhe me superioritetin e tyre nxisnin xhelozinë e tyre.