Avokati i familjes Dehari,  Tomë Gashi, ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka shpalosur disa detaje të reja për hetimet në rastin e Astrit Deharit.

Gashi ka thënë se është paraqitur një person tjetër që ka njohuri siç tha ai të jashtëzakonshme për rastin Dehari.

“Ai ka deklaruar, po ashtu ka qenë jashtëzakonisht i frikësuar që ka pas gjëra jo të zakonshme”, tha Gashi.

Ai po ashtu tha se është paraqitur edhe një avokat që ka qenë prezent në ditën kritike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Avokati akuzoi prokurorinë se ka mbajtur të fshehtë se dy javë më parë është bërë një rikonstruim i vendit në të cilin sipas Gashit është vr.arë Dehari.