Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk toleron sjelljet e liderit të VV’së, Albin Kurti duke i dërguar njerëz për ta goditur atë, ai thotë se është ai që godit i pari,
Thaçi tha se rrugaqëria dhe banditizmi i Kurtit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, ai thotë se Kurti mundohet ta godasë atë, mirëpo është ky që godet i pari.

“Dy duar për kry janë, ai që pretendon me të godit, unë jam me i godit i pari, kjo rrugaçëri e dhe banditizëm i z.Kurtit dhe duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, tha Thaçi.

Thaçi i dërgoi mesazh përsëri Kurtit duke i thënë të mos dërgon njerëz por të vjen vet, pasi i morri në qaf që 20 vite njerëzit e tij.

“Është më mirë me ardhë vet Kurti dhe jo me i dërgu njerëzit e ri që po I merr në qaf që 20 vjet gati, ka marrë fund ajo kohë kur ka qenë i amnistuar nga rrugaçëria dhe veprimet që i ka bërë, ka marr fundi tolerimi”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se ka marrë fund tolerimi dhe Kurtit duhet t’i tregohet vendi.

“Ka marrë fund më tolerimi, duhet me ia tregu vendin, unë ja tregoj vendin, i kam treguar edhe politikisht”, tha Thaçi në T7.

Po ashtu Thaçi tha se nuk do të lejohen sjelljet më të Vetëvendosjes për shkatërrimin e institucioneve të Kosovës.