Me 4 shtator Kosova dhe Serbia zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku në mesin e marrëveshjeve u bë e ditur edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit. Ishin pikërisht këto marrëveshje mes dy shteteve dhe pastaj marrëveshjet me Emiratet Arabe, të cilat bën që Trump të nominohej për çmimin Nobel.

E tani që janë afruar zgjedhjet në SHBA, kanë filluar fushatat ku kandidatët për President vizitojnë shtetet e ndryshme, për t’u besuar mandatin si President, e që Trump tani kandidon për herën e dytë me radhë.

Ishte pikërisht një tubim elektoral, ku Trump përmendi marrëdhëniet dhe raportin që kanë Kosova dhe Serbia dhe se si sipas Presidentit, dy shtetet u pajtuan që të nënshkruanin marrëveshje.

Në një video e cila u postua në rrjetin social Twitter, Trump shfaqet duke thënë se mes Kosovës dhe Serbisë u kryen vrasje të shumta. Dhe se dy shtetet kanë qenë duke vrarë njëra tjetrën për shumë vite me radhë.

‘’Ne po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo po ndodhte për vite të tëra, unë ju thashë ndaloni vrasjet, dhe ata ranë dakord, ata kishin raporte të këqija për qindra vite me radhë.’’

Trump gjithashtu përmendi edhe marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilën si President vazhdon ta cilësojë si një arritje të madhe.