Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po ndërtojnë një super-raketë që do të jetë më e mirë për sa i përket karakteristikave të raketave ruse dhe kineze, raporton “Washington Times”.

Megjithëse ai nuk deklaroi ndonjë karakteristikë shtesë të asaj rakete, Trump tha vetëm një gjë, dhe kjo është se do të jetë 17 herë më shpejt se të gjitha mjetet në dispozicion si për Rusinë ashtu edhe për Kinën.

Trump u tha gazetarëve për këto armë gjatë prezantimit zyrtar të flamurit të ri të Forcave Hapësinore të SHBA-ve.

“Do të kemi, e quaj, një super-raketë. Siç më thanë kohët e fundit, do të jetë 17 herë më shpejt se e tyre. E dini, rusët kanë një raketë që është pesë herë më shpejt, dhe kinezët kanë diçka pak më të shpejtë. “Tani do të kemi një raketë që është 17 herë më shpejt, ne e kemi miratuar atë tashmë”, tha Trump.