Forcat e dërguara për të ndihmuar në shuarjen e një shpërthimi dhune në Kazakistan janë kthyer në Rusi. Një aleancë e udhëhequr nga Moska e gjashtë ish-shteteve sovjetike u dërgua pas një kërkese nga presidenti kazak.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se kontingjenti i trupave të dërguar në Kazakistan për të ndihmuar në ndalimin e trazirave të dhunshme në vendin e Azisë Qendrore është kthyer në shtëpi.

Trupat ruse ishin pjesë e një “force paqeruajtëse” me rreth 2 mijë të dislokuar nga Organizata e Sigurisë Kolektive (CSTO), e cila është një koalicion i udhëhequr nga Rusia i përbërë nga gjashtë ish-shtete sovjetike, duke përfshirë Bjellorusinë, Armeninë, Taxhikistanin dhe Kirgistanin, shkruan Dw, transmeton Klankosova.tv.

Trazirat e dhunshme shpërthyen në ish-kombin sovjetik pas protestave për rritjen e çmimeve të karburantit që u përhapën në të gjithë vendin.

Demonstratat u shndërruan në pakënaqësi më të gjerë kundër qeverisë së Presidentit Tokayev.