Pas nisjes drejt Mesdheut të aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle” në mbështetje të Greqisë, Turqia ka përshkallëzuar tensionet me veprimin më të fundit.

Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar se në Mesdheun Lindor do të zhvillohet stërvitje ushtarake nga flota ruse me zjarr të vërtetë.

Lidhur me këtë stërvitje, Turqia ka vënë në dijeni anijet e veta kërkimore “Oruc Reis” dhe “Barbaros”, që po lundrojnë në të njëjtat ujëra ku do të stërvitet flota ruse.

Në fakt, do të bëhen dy stërvitje në periudha të ndryshme. Stërvitja e parë e flotës ruse do të bëhet në perëndim të Qipros dhe në kufi me shelfin kontinental grek në datat 8 shtator – 22 shtator.

Ndërsa stërvitja e dytë do të kryhet në lindje të Qipros brenda kufirit detar qipriot në datat 17 shtator – 25 shtator.

Kështu, rrezikojmë të kemi një përplasje mes Turqisë e Rusisë nga njëra anë, dhe Francës e Greqisë nga ana tjetër.