Dhoma e përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka miratuar me 223 vota për dhe 205 kundër rezolutën që thërret në shkarkimin e Trump bazuar në nenin 25 të Kushtetutës. Nën presidenti Majk Pens bëri thirrje për nisjen e procedurës së aplikimit të nenit 25 sipas të cilit presidenti në largim mund të shkaktohet njoftojnë mediet, transmetojnë “B92”.
Ndërrimi i presidentit sipas këtij neni nënkupton që nën presidenti dhe anëtarët e kabinetit të deklarojnë paaftësinë e presidentit për të kryer detyrën e tij kushtetuese.

Nën presidenti Pens tash ka 24 orë për të deklaruar nëse është i gatshëm që të sillet sipas rezolutës së miratuar.

Ai megjithatë para votimit të kësaj rezolute ka porositur kryesuesen e Dhomës së përfaqësuesve Nensi Pelos se kundërshton nisjen e procedurës për aplikimin e nenit 25.
“Nuk besoj s ky hap është në interesin e kombit tonë dhe në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë Pens në letrën e drejtuar nga kabineti i tij për Pelos.

Në presidenti i ShBA ka thënë se energjia e administratës aktual është e orientuar në sigurimin e bartjes së qetë të pushtetit dhe apeloi në anëtarët e Kongresit që të ju ikin hapave që “mund të rrisin ndjenjat dhe ndajnë qytetarët”.
Në Rezolutë përveç tjerave Trump akuzohet si nxitës i dhunës dhe flitet për përgjegjësinë potenciale të tij për hyrjen e mbështetësve të tij në kompleksin e Kapitoll Hill në kohën kur Kongres duhej të konfirmonte rezultatin zgjedhor të Kolegjit elektoral ku fitore shënoi Joe Biden.

Po ashtu në rezolutë thuhet se Trump iu ka drejtuar tubimit protestues të mbështetësve pak para se një pjesë e tyre të drejtohej drejt ndërtesës së Kongresit.

Mënyra si foli , i ka inkurajuar dhe ka sjell veprimet jo ligjore. Nëse Trump revokohet në Dhomën e përfaqësuesve, Trump do të jetë presidenti i parë që kjo i ndodhë dy herë në mandatin e tij.
Pas kësaj Senati duhet të shqyrtojë vendimin për shkarkim të Trump, kur kanë mbetur vetëm 9 ditë nga përfundimi i mandatit të tij.

Vendimi i Senatit mund të ndaloj Trump që të merret me punë publike, me çka do shuhen mundësitë që ai të jetë përsëri kandidat në zgjedhjet e 2024 thotë Zëri i Amerikës.

Trump pak para këtij takimi ka akuzuar demokratët të Kongres për “mllefin e madh” që ekziston në vend.