Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Sipas postimit në Facebook, të Manxhukës, thuhet se Kurti ka biseduar edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien

Postimi i plotë:

KJO ËSHTË E VËRTETA!

“Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë. Pra, me ambasadorët O’Brien dhe Grenell”.