UNICEF-i i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë 500,000 doza të tretësirës deksametazon për injeksion, një bari që përdoret për një varg të gjerë të sëmundjeve – kritik për trajtimin e pacientëve me gjendje të rëndë nga COVID-19.

Përmes një njoftimi për media nga UNICEF-i thuhet se dorëzimi i këtyre produkteve – me vlerë totale prej 186,000 dollarë amerikanë është financuar nëpërmjet Përshpejtuesit për Qasje në Mjetet ndaj COVID-19.

“Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sistemit shëndetësor në Kosovë, UNICEF-i dhuroi sot 500,000 doza të tretësirës deksametazon për injeksion, një bari që përdoret për një varg të gjerë të sëmundjeve – kritik për trajtimin e pacientëve me gjendje të rëndë nga COVID-19. Dorëzimi i këtyre produkteve – me vlerë totale prej 186,000 dollarë amerikanë – është financuar nëpërmjet Përshpejtuesit për Qasje në Mjetet ndaj COVID-19 (Fondi për Financimin e Furnizimeve ACT-A (ACT-A SFF)), të krijuar nga UNICEF-i. Që nga viti 2019, Zyra Rajonale e UNICEF-it dhe Zyrat e Vendit në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (ECAR) kanë dhënë mallra programatike në vlerë më të madhe se 47 milionë $”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga UNICEFI kanë thënë se do t’i dhurojnë Kosovës edhe 556,620 vaksina shtesë kundër COVID-19 nëpërmjet mekanizmit COVAX deri në fund të vitit.

“Zyrja e UNICEF-i në Kosovë do t’i dhurojë edhe 556,620 vaksina shtesë kundër COVID-19 nëpërmjet mekanizmit COVAX deri në fund të vitit”, është bërë e ditur në njoftimin e UNCEF-it.