Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se Universiteti i Mitrovicës së Veriut nuk është legjitim.

Nagavci ka prezantuar punën që ka bërë prej marsit kur edhe e mori detyrën e udhëheqjes së këtij dikasteri.

Në këtë konferencë, Nagavci foli edhe për statusin e Universitet të Mitrovicës së veriut, për çka tha se funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim.

“Legjislacioni në Kosovë, ligj i miratuar në 2008 e parasheh që universiteti i Mitrovicës së Veriut të kenë një status të veçantë ky universitet menaxhohet nga komuna e Mitrovicës së veriut e që ka të bëjë me investime në infrastrukturën e tij dhe për këtë nuk kërkohet pëlqim i veçantë nga MASHTI. Sa i përket funksionimit të këtij universiteti mund të them se nuk është legjitim përshkak se nuk hartuar një status në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe nuk është akredituar nga agjencia kosovare e akreditimit. Për këtë arsyeje dhe nuk financohet nga buxheti i Kosovës. Ministria konsideron se kjo çështje duhet të adresohet përmes dialogut me komunitetin serb në Kosovë në kuadër të gjetjes së zgjedhjes për statusin e arsimit në gjuhën serbe dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës ”, tha Nagavci.