Raketa hipersonike amerikane AGM-183A do të mund të arrijë shpejtësinë gjashtë deri në tetë mah, dhe të godet cakun nga një distancë prej 1.600 kilometrave për 12 minuta.

Kjo raketë e re pritet të jetë e gatshme për përdorim në shtator të vitit 2022, dhe të montohet në aeroplanin strategjik bombardues B-52 Stratofortress”, transmeton Telegrafi.

Në shkurt Pentagoni pati njoftuar se sistemi mbrojtës kundër-raketor i SHBA-ve, së shpejti do ta ketë në gamën e saj një raketë të re hipersonike.

SHBA-të kanë përshpejtuar programin e armëve hipersonike, kurse presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar prodhimin e “super raketave” që do të jenë fjala e fundit e teknologjisë moderne.