Ushtria amerikane ka kryer “sulme mbrojtëse” në Irak dhe Siri kundër grupit të milicisë Kataib Hezbollah, thanë të dielën zyrtarët amerikanë.

Pentagoni tha që synonte tre lokacione të grupit të milicisë muslimane shiite të mbështetur nga Irani në Irak dhe dy në Siri. Sulmet u kryen në objektet e ruajtjes së armëve dhe vendet e komandimit dhe kontrollit që grupi kishte përdorur për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme ndaj forcave të koalicionit.

Shtetet e Bashkuara kishin akuzuar grupin për sulmin me 30 raketa të premten ku humbi jetën kontraktori civil i SHBA-së dhe plagosi katër anëtarë të shërbimit amerikan dhe dy anëtarë të Forcave të Sigurisë së Irakut pranë qytetit të pasur me naftë në Kerkuk.

“Në përgjigje të sulmeve të përsëritura të Kata’ib Hizbollah në bazat irakiane që strehon forcat e Koalicionit e Operacionit Inherent Resolve (OIR), forcat amerikane kanë kryer sulme precize mbrojtëse … që do të ulin aftësinë e KH për të kryer sulme të ardhshme kundër forcave të koalicionit OIR”, tha në jë deklaratë zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman.

Ministri izraelit për punët e jashtme dhe inteligjencën Izrael Katz, e quajti njoftimin e Pentagonit një “pikë kthese në realitetin rajonal përsa i përket sjelljes së Iranit dhe satelitëve të tij” në një mesazh të mbrëmshëm duke shtuar: “Nëse iranianët nënçmojnë forcën e Shteteve të Bashkuara”, ata do të merrnin goditje të rënda që nuk i kanë parë kurrë.

Në fillim të këtij muaji, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo fajësoi forcat e mbështetura nga Irani për një seri sulmesh mbi bazat në Irak dhe paralajmëroi Iranin se çdo sulm nga Teherani ose mbështetësit e tyre që dëmtonin amerikanët ose aleatët do të ” goditen me një përgjigje vendimtare të SHBA-ve.”